Sa më shumë kikirikë, më të fortë eshtrat

3

3Kikiriki është perime që i takon familjes së bimëve bishtajore. Origjinën e ka në Amerikën Jugore, Meksikë dhe Amerikën e Mesme.

Kikiriki paraqet burim jashtëzakonisht të pasur me vitaminë E, acidet folike të niacinës, mangan dhe proteina. Materiet e përmendura ushqyese janë të nevojshme për funksionimin normal të organizmit.

Kjo bimë bishtajore po ashtu është e pasur me resveratrol, antioksidantin i cili gjendet në rrush, ndërsa i kontribuon edhe reduktimit të rrezikut për sëmundjet e zemrës, transmeton Koha.net.

Kikiriki është jashtëzakonisht i dobishëm për uljen e kolesterinës së keq (LDL) në organizëm, sepse është i pasur me acidet yndyrore mono-të-pangopura të njohura si “yndyrat e mira”.

Kikiriki po ashtu përmban fibra, jashtëzakonisht të dobishme për funksionimin normal të zorrëve. Fibrat po ashtu janë të mira për tretje. Nëse dëshironi të reduktoni rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, si dhe krijimi i gurëve të tëmthit, ju rekomandojmë që këtë bimë të njohur bishtajore ta inkuadroni në ushqimin e rregullt.

Kalciumi dhe vitamina D të fshehur në kikirikë i kontribuojnë shëndetit të eshtrave dhe dhëmbëve. Në këtë mënyrë për një kohë të gjatë parandalohet rreziku nga osteoporoza gjatë viteve të mëvonshme të jetës.

Duhet të keni parasysh që nëse jeni alergjikë në kikirikë, konsumimi i tij është rreptësisht i ndaluar.

Komento