Sa social jeni?

Group of happy business people laughing

Group of happy business people laughingBëji pyetjen vetes: “Si mund të klasifikohet situata ime aktuale në gjirin e shoqërisë? E kam përmirësuar, gjatë këtyre viteve të fundit, situatën tradicionale të familjes time, a jam akoma në të njëjtën pikë që ka arritur babai im me aktivitetin e tij?

Jam i kënaqur me pozicionin tim shoqëror aktual, a synoj diçka më tepër? Si më gjykojnë të njohurit e mi?  Gëzoj,në përgjithësi, simpatinë dhe vlerësimin e tyre, o më konsiderojnë me një masë më inferiore nga ajo që vlej?

Duke marrë për bazë rastin e fundit, çfarë më ka munguar deri tani që nuk jam çmuar sipas vlerave të mia të vërteta? Çfarë lloj shoqërie frekuentoj? Në ç’gjëndje janë marrëdheniet e mia shoqërore? Në ç’mënyrë përpiqem unë t’i imponohem shoqërisë?
Çfarë kamë bërë deri më sot në këtë fushë? Çfarë mund të bëj në të ardhmen për të pasur më shumë përfititim? “.

Përgjigju me shkrim të gjitha këtyre pyetjeve, një për një, duke i shqyrtuar me sinqeritet e duke qëndruar me gjithë vëmendjen e mundshme në pika të veçanta të kushteve të tua shoqërore aktuale, në raport gjithashtu me ato të kaluara e me ambicjen tënde për të ardhmen. Mos merr qëndrimin përçmues e mospërfillës të njeriut që duke e ndjerë veten të braktisur nga të tjerët, merr një pamje superioriteti moral fals, duke u mbyllur në një izolim kryelartë.

Këto lloj izolimesh sot nuk janë më të dobishme: bile, ngjallin tallje, qortim dhe antipati.

Për të pasur sukses duhet të ecësh me kohën, të dalësh nga izolimi vetjak e të përzillesh me turmën, të bësh ballë individët, të sinkronizohesh me shpirtin, pasionet, interesat e shumicës. Të flasëSh për sport, të lexosh me zell reportazhin e ndeshjes së futbollit, të frekuentosh kafenenë e sallën e kërcimit, të zgjidhësh fjalëkryqin, të fishkëllesh këngën fituese, të njohësh artistët e ekranit, të dalësh me qenin, të blesh bileta llotarie, të vishesh sipas modës së fundit.

Nuk them se këto gjëra të japin suksesin, por pohoj me bindje se të ndihmojnë ta fitosh (të paktën – natyrisht – që ti të tregohesh i zellshëm e do të harrosh pastaj se është fjala vëtem për një mjet).

Njeriu superior i përçmon me gjithë zemër këto budallallëqe; por është i detyruar t’i pranojë e të bëjë sikur i interesojnë, për t’u bërë i pranu. eshëm për shumicën. Aq e vertetë është kjo saqë vetë mbretërit e epokës sonë kanë zbritur prej kohësh nga piedestalet e tyre simbolike e kanë shkuar drejt turmës.

Mbreti i Buligarisë nget lokomotivën, Mbreti i Zvicrës merr pjesë në turnetë e tenisit. Diplomatët asistojnë në ndeshjet e boksit e shkojnë në music – hall; filozofët – deri edhe ata që para 30 vjetësh kishin neveri për vegjëlinë e kalonin përmes turmës me hundë të rrudhura nga përçmimi e neveria – sot pinë aperitiv me miqtë e marrin leksione kërcimi; poetët shkojnë të bëjnë ski me shoqërinë e vënë bast në vrapimet me kuaj; shkencëtarët frekuentojnë pishinat e pëlqejnë me sinqeritet xhazin. Kështu e do koha.