Samsung Galaxy Y Duos dhe Y Pro Duos me dy sim-kartela

Samsung Galaxy Y Duos dhe Y Pro Duos me dy sim-kartela

Së fundmi është thënë se Samsung do të shtojë dy modele të reja të telefonave në linjën e saj të telefonave Galaxy.

Më saktë, bëhet fjalë për modelet e telefonave të mençur me dy sim-kartela, Galaxy Y Duos dhe Galaxy Y Pro Duos.

Galaxy Y Duos mbështetet nga Android 2.3 Gingerbread, ka ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.14 inç në teknologjinë QVGA TFT LCD me rezolucion 240 x 320 piksel, procesor 832MHz dhe kamerë me 3 megapiksel.

Në anën tjetër, Galaxy Y Pro Duos përfshin karakteristika të ngjashme, edhe pse ekrani i këtij modeli është me 2.6 inç me tastierë të plotë QWERTY, ndërsa të dy modelet ofrojnë mundësinë e insertimit të dy sim-kartelave, njëkohësisht

Komento