Sandy Bridge-E në paketim të vogël

Sandy Bridge-E në paketim të vogël

Shuttle prezanton modelin e ri në kuadër të linjës së kompjuterëve barebone XPC Mini-PC me shenjën SX79R5. Përkundër shtëpizës tejet kompakte prej alumini me linja të pastra, ky kompjuter barebone mund të shërbejë si bazë kualitative për konstruktimin e konfigurimeve më të fuqishme.

Kjo ka të bëjë me pllakën amë me çipsetin X79, të dedikuar për procesorët e Intelit Sandy Bridge-E (LGA2011)m ndërsa ka edhe katër sllote memorike për deri 32 GB memorie DDR3.

Kompromosi nuk ka as tek nënsistemi grafik – dy sllote PCI Express x16 3.0 mundësojnë integrimin e sy single-slot ose një dual-slot kartele grafike, përfshirë këtu edhe modelet më të fuqishme aktuale të AMD-së dhe nVidias, si Radeon HD 7970 dhe GeForce GTX 680.

Në këtë shtëpizë është futur edhe furnizimi 500-vatësh me certifikat 80 Plus dhe ftohësi procesorik me gypa përçues të nxehtësisë që mund të ftohë deri 130 W TDP. Pllaka amë ka edhe 4 porte USB 3.0 dhe tetë USB 2.0, dy lidhje gigabitëshe LAN, kartelë zëri të integruar me dalje analoge dhe digjitale S/PDIF, gjithsej katër konektorë SATA, eSATA dhe UEFI BIOS. Çmimi për barebone Shuttle SX79R5 është rreth 450 euro.

Komento