Scrub BIO për pastrim të thellë të fytyrës

Scrub BIO për pastrim të thellë të fytyrës

Scrub BIO për pastrim të thellë të fytyrësShumë shpesh do të më dëgjoni t’ju flas për rëndësinë e pastrimit të fytyrës nga qelizat e vdekura dhe nga papastërti sepse më besoni që ato janë burim i të gjitha problemeve që keni në lëkurë.

Më poshtë po ju jap recetën me një scrub super natyral.
Lëkura ka nevojë që të paktën 2 herë në javë të pastrohet me scrub që të ikin të gjitha papastërtitë dhe lëkura e vdekur. Kështu i kthehet shkëlqimi dhe fytyra do të duket shumë e shëndetshme.
Për këtë maskë ju duhet:
– 1 lugë gjelle sheqer kaftë (e gjeni në market)
– 1 lugë gjelle mjaltë
– 1 lugë çaji vaj ulliri
Përziejini mirë këto ingredientë deri sa të krijohet një masë homogjene (si në foto) dhe me pas masazhoni fytyrën për disa minuta.
Më pas shpëlajeni normalisht. Bëjeni rutinë këtë scrub sepse fytyra ka shumë nevojë të pastrohet në thellësi dhe për më tepër me përbërës natyral.

Komento