Sekretet e Bukurise nga Yjet e Hollivudit

A dëshironi te dini se cilet jane sekretet e bukurise dhe fitnesit te disa prej celebriteteve (yjeve hollivudiane), nëse po ateher shtrengohu dhe gjej pese minuta per te lexuar ketë poste. Nese asgje tjeter ateher se paku e di se cka bejne e ndoshta nje dite vendos qe te provosh edhe vete per pare rezultatet. Nëse disa prej tyre ju duken torollake mos harro se këshillat sigurisht qe i kane nga ekspert qe dine se cka flasin.

Sekreti i Bukurise te Miranda Kerr

Sekreti i Bukurise Te Miranda Kerr

Sekreti Mirandes eshte Uji me limon

Nje perzierje e ujit te nxehte dhe limonit eshte sekreti i pamjes se bukur te Miranda Kerr, sekret qe detoksifikon dhe zgjon metabolizmin e saj ne te njejten kohe.

Sekreti i Bukurise te Nicole Kidman

Sekreti i Bukurise Te Nicole Kidman

Sekreti i Nicoles eshte krema kunder diellit

Nicole Kidman thuhet qe mirembane lekuren e saj pa te meta duke mirmbajtur nje rutine te aplikimit te kremes ndaj diellit, ajo beson se menyra me e mire e ndalimit te procesit te mplakjes eshte ti shmangim rrezet UV te demshme.

Sekreti i Bukurise Te Naomi Watts

Sekretet e Naomit

Sekretet e Naomit – ushqimi me gji i foshnjes

Naomi Wats ka humbur peshen e saj pas lindjes per vetem dy mauaj, jo duke ndjekur nje diet ekstreme, por thjeshte duke ushqyer foshnjen me gji, thotë ajo. Ne fakt, ajo dukshëm ka ngrenë me shume se sa kur ishte shtatzëne. Çka shkon lart bie poshtë! Ushqimi me gji njihet qe djeg prej 849 deri 1675 kiloxhul ne ditë dhe perveç tjerash ofron një furnizim të shëndetshëm të gjithçka që i duhet foshnjës.

Sekreti i Bukurise Te Kim Kardashian

Ushqimi shendetshem dhe peshngritje

Ushqimi shendetshem dhe peshngritje

Aktorja dhe modelja Kim Kardashian kombinon trajnim të peshëngritjes me ushqim të shëndetshëm. Ajo gjithashtu përdor edhe krem anti-celulit për të mbajtur vijat e saja si më së miri.

Sekreti i Bukuris Te Penelope Cruz

Çokollata e Zezë për Penelope

Çokollata e Zezë për Penelope

Ajo ka gjetur një mënyrë të kënaqshme për të qenë e shëndetshme. Penelope Cruz ka zgjedhur të haj çokollatë të zezë për shkak se është e pasur me antioksidant.

Sekreti i Bukurise Te Eva Mendes

Eva pelqen Sushi dhe roll me oriz

Eva pelqen Sushi dhe roll me oriz

Sekreti i Eva Mendesit për të mbajtur vijen e trupit është sushi, por, për të bërë një opcion edhe më të shëndetshëm ajo gjithmon e pyet kuzhinierin që ti mbush rrollë me oriz.

Sekreti i Bukurise Te Beyonces

Filozofia saj, "Gjithcka në mesatare"

Filozofia saj, “Gjithcka në mesatare”

Filozofia e Beyonces është ‘gjithçka në mesatare’ për të mirëmbajtur një trup të shëndetshëm. Ajo gjithashtu njihet që nganjëher të blej McDonalds. Ajo thotë se nuk është një zgjedhje e shëndetshme por kjo tregon se nje regjim fitnesi dhe një diet e balancuar do të thotë se nuk është e thënë të jetosh vetëm nga ushqimet e lepurit!

Sekreti i Bukurise Të Heidi Klum

Fotografimi per te pare rezultatet

Fotografimi per te pare rezultatet

Heidi Klum ka bërë foto të rregullta pas shtatzenis të saj të cilat i ka perdor për të monitoruar humbjen e peshës pas shtatzenis.

Sekreti i Bukurise Te J-Lo (Jenifer Lopez)

Boronicat e bejne te kendoj!

Boronicat e bejne te kendoj!

Boronicat e bëjnë JLo të këndoj. Boronicat janë të pasura me Vitamin C që është e mirë për lëkurë dhe i ofronë dorën e ndihmës sistemit imunitar tuaj.

Sekreti i Bukurise Angelina Jolit

Angelina shpon fytyren me gjilpera!

Angelina shpon fytyren me gjilpera!

Siq duket Angelina mirëmbanë pamjen e saj pa të meta (pa behane) duke përdor një trajtim të ri që quhet “Dermarroler” – ku gjilpëra të mprehta kalojnë fytyrën e saj. Thuhet se me pickimin e lëkurës trupi prodhon sasi të shtuara kolagjeni për të shëruar dëmet. Provo nëse guxon… UF!

Sekreti i Bukurise te Fergies

Uthulla e Molles Per Fergien

Uthulla e Molles Per Fergien

Keshilla e preferuar e Fergies është uthulla e molles të cilën e merr rregullisht. Uthulla e molles besohet që shpejton metabolizmin dhe ndihmon zbërthimin e yndyrave.

Sekreti i Bukurise Te Catherine Zeta Jones

Dredhezat zbardhojne dhembet e saj

Dredhezat zbardhojne dhembet e saj

Siq e dimë Catherine Zeta Jones fërkon dredheza në dhëmbët e saj si tretman shtëpiak për zbardhimin e dhëmbëve. Ndoshta acidi malik në dredhëza është largues natyral i njollave. Provone ndoshta ju kryen punë.

Sekreti i Bukurise te Madones

muslit dhe qulli ushqimi i saj

muslit dhe qulli ushqimi i saj

Madona ushqehet me ushqim nga tershera, muesli (musli) dhe qull. Ky ushqim çudibërës është i pasur shumë me antioksidant dhe zvogëlon nivelet e stresit.

Sekreti i Bukurise Te Jessica Albas

cardio & strength training per Jessica Alba

cardio & strength training per Jessica Alba

Jessica Alba ka punësuar trajnues e yjeve Ramona Braganza për ti ndihmuar asaj të rimarr figurën e saj pas lindjes. Ajo ka ndjekur një rutinë të vështirë të kombinuar të trajnimit për forcë dhe kardio (strength trainin dhe cardio training) dhe atë për katër herë në javë.

Sekreti i Bukurise Te Jessica Simpson

Jesika pelqen me shume vijat se sa te jet e dobet!

Jesika pelqen me shume vijat se sa te jet e dobet!

Jessica Simpson ka shkaktuar një rrëmujë në fillim të vitit duke thënë se një trup i shëndetshëm dhe i bukur nuk duhet të jetë i dobët (hollë). “Lakoret janë më të mira”, thotë ajo. “Nuk po mund të kuptoj të gjithë këtë lëmsh. S’është e mirë për zemër, s’është e mirë për mendjen; e gjithë kjo është emocionalisht shkatërruese, njëmend është.”

Këto ishin sekretet e bukurise te disa prej yjeve hollivudiane. Nëse ke lexuar diku tjetër për ndonjë sekret te bukurise, ndaje ketu me ne.

Komento