Sekretet e të ngrënit

Sekretet e të ngrënit

Sekretet e të ngrënitNë tavolinë ju duhet të nisni ”me këmbë të mbarë” jetën e përditshme. Rregullat që vendos secili prej nesh në të ushqyerin e organizmit, nuk duhet kurrsesi të përqëndrohen vetëm tek lloji i ushqimit që duhet apo nuk duhet të hahet, por edhe kur ato duhet të konsumohen.

Asnjëherë mos hani pas orës 8 të darkës, sepse në atë orë, trupi hyn në fazën e rigjenerimit. Të ngrënit keq dhe jashtë orarit është një nga shkaktarët kryesorë të mplakjes, përveç stresit dhe ankthit.

Dietologët i ndajnë njerëzit në grupe, në bazë të të cilëve ata klasifikojnë ushqimin që duhet dhe që nuk duhet të hanë. Për secilin trup – një ngjyrë, për secilën ngjyrë – një rregull. Njerëzimi njeh 5 ngjyra bazë: gjelbër, e kuqe, e verdhë, e bardhë dhe gri, ashtu siç janë elementet bazë të njerëzimit: druri, zjarri, toka, metali dhe uji. Vetëm nëse trupi do të njohë ngjyrën e tij, atëherë ai do të gjejë dietën e duhur. Për t’u rikthyer në tavolinë, dietologët këshillojnë që për tre ditë të mbani këtë dietë:

Mëngjes: Një gotë lëng molle dhe karrote, një filxhan kafe filter.

Drekë: Një frutë të stinës, pak sallatë jeshile e përzier me pak vaj ulliri dhe uthull ose lëng limoni, 60 gramë oriz përzier me lëng perimesh sipas dëshirës.

Darkë: Perime të pjekura, 60 gramë oriz, i shoqëruar me perime, sallatë jeshile, vaj ulliri dhe domate.

Komento