Sekreti i elegancës së italianeve

Sekreti i elegancës së italianeve

Italianet janët të vetmet femra në Europën Perëndimore që janë sot më të dobëta se në vitin 1980, një tendencë kjo që shpjegohet me ndryshimin e modelit kulturor

Italianet janët të vetmet femra në Evropën Perëndimore që janë sot më të dobëta se në vitin 1980, një tendencë kjo që shpjegohet me ndryshimin e modelit kulturor, me një vëmendje më të madhe për linjat e tyre dhe me regjimin e famshëm mesdhetar të të ushqyerit, sipas hipotezave të ekspertëve.

Një studim, i kryer në nivel botëror për gratë mbi 20 vjeçe dhe i publikuar sot nga revista britanike “The Lancet”, zbulon se Treguesi i Përmasa të tyre Trupore (IMC) ishte 25,2 në vitin 1980, pak mbi nivelin e mbipeshës, por që është reduktuar në 24,9 në vitin 1990 dhe 24,8 në vitin 2000 dhe 2008.

“Një faktor i parë mund të jetë rritja e gjatësisë së grave italiane, duke ruajtur të njëjtën peshë, kjo mund të ketë shkaktuar një ulje të Treguesit IMC”, shpjegoi për AFP-në, profesori Pietro Migliaccio, president i Shoqatës Italiane të të Shkencave të Ushqimit.

Ndërsa gjatësia mestatare ishte 1,60/1,62 metra, Italia është sot e aftë të ketë ekipe basketbolli dhe volejbolli, vëren ai, duke e shpjeguar këtë evolucion me një ushqim më të mirë, një jetë më të shëndetshme dhe më tepër mirëqënie.

Për profesorin Migliaccio, gratë italiane janë më të dobëta se më parë, pasi i kushtojnë shumë rëndësi bukurisë dhe shëndetit të tyre.

“Nëse shohim skandinavet, gjermanet apo ukrainaset, ato janë të mrekullueshme në moshën 18-20 vjeç, por më pas e lëshojnë veten dhe në moshën 35 e kanë humbur freskinë”, shtoi ai.

Ndërsa shëtit në rrugët e Romës apo Milanos, profesor Migliaccio thotë se nuk arrin dot të bëjë dallimin mes një italianeje 40 vjeçare apo një tjetre 60-65, apo mes një 30 vjeçe dhe një tjetër 40-45 vjeçe.

“Nuk është vetëm fakti se ato shkojnë më shpesh tek parukieri. Italianet janë ndër femrat më elegante në Europë dhe i ruajnë më shumë se të tjerat linjat e tyre”, shprehet ai, duke shtuar se sipas tij ato fiksohen pas arritjes së një objektivi të përmasave ideale edhe kur janë në mbipeshë apo obeze.

Për Maria Rosaria D’Isanto, biologe nutricioniste në Trevizo (verilindje), është rezultat i ndryshimeve të mëdha kulturore dhe sociale.

“Niveli i edukimit është rritur dhe bashkë me të edhe ndërgjegjësimi për ndarjen e qartë mes peshës së tepërt dhe shëndetit të mirë. Ne kemi një brez të ri në krahasim me atë të ‘shëndoshë dhe të bukur’ “, tha për AFP-në D’Isanto, e cila bashkëpunon edhe me ministrinë e Shëndetësisë.

Por, 30 vitet e fundit janë kryer gjithashtu shumë fushata sensibilizimi në shkolla dhe italianet kryejnë më tepër ushtrime fizike.

“Për më tepër, vetë koncepti i bukurisë estetike ka ndryshuar ndonjëherë edhe në një magjepsje të tepërt për dobësimin dhe kemi të bëjmë me një model tepër të ndryshëm nga ai i periudhës së pasluftës, nëse vërejmë me kujdes fotografitë e aktoreve të viteve ’50 si Sofia Loren apo Gina Lollobrigida.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është padyshim, sipas D’Isanto-s, “rivlerësimi në vitet ’80 i regjimit mesdhetar”, me bazë vajin e ullirit dhe i pasur në fibra.

Ndryshe nga Franca “ku kultura kulinare është tepër e pasur në yndyrna, me djath apo gjalp, në Itali baza është vaji i ullirit, dhe jemi më të ndërgjegjshëm për faktin se është yndyrë dhe duhet të kemi kujdes para se ta përdorim”, vlerëson ajo.

Në Qendrën mjekësore ku punon në Trevizo, D’Isanto vëren se tanimë i kushtohet më tepër vëmendje linjave që në moshë të re tek pacientët e dërguar nga pediatri.

Ndryshe nga gjyshërit dikur shpesh të bindur se një ushqim i bollshëm ishte shenjë pasurie, prindërit e sotëm janë veçanërisht të kujdesshëm ndaj ushqimit.

Komento