Seksi: Eshte nje gozhde… me pak fikse

Seksi: Eshte nje gozhde… me pak fikse

Seksi?Per ate eshte nje gozhde fikse.

Eshte thene shpesh dhe ne realitet eshte e vertete; me siguri mendimet “pikante” jane me te shpeshta ne koken mashkullore me shume se sa ne ate femerore, por nje studim i ri sygjeron se “gozhda” eshte me pak fikse, sic nuk ndodhte ne te kaluaren; meshkujt mendojne 19 here ne dite, shume me pak se sa besonim me pare, dhe pa dallime te medha ne krahasim me mendimet e rezervuara per ushqimin (18 here ne dite dhe per gjumin 11 mendime te perditshme).

Ndersa ajo, mendon me pak, vetem 10 mendime “hot” ne dite.

Studimi eshte kryer nga hulumtuesit e l’Ohio State University, dhe konstaton ne renie besimin e vjeter qe i atrubuohet seksit mashkull, nje mendim seksual cdo shtate sekonda, i cili, rreth 8 mije here ne harkun e 16 oreve zgjuar.
Mendimet me pulle te kuqe, jane ne fakt vetem 19 ne dite, pothuajse ne perputhje me ato te dedikuar me ato te nevojave te tjera baze si ushqimi apo fjetja.

Femrat ne fakt, drejtojne vemendjen nga tavolina 15 here, dhe nga gjumi 8 here.
Terri Fisher, profesore psikologjie e ‘Ohio University thote: “Duhet te korrigjohet steriotipi mbi mendimet seksuale te meshkujve, frekuenca e mendimeve “me drita te kuqe” ndryshon sipas variableve te vecanta biologjike dhe psikologjike”.

Studimi do te publikohet ne numrin e ardhshem te Journal of Sex Research dhe ka perfshire 163 gra dhe 120 studente meshkuj mes moshes 18 dhe 25 vjec. Nga keto 59 ishin caktuar ne menyre rastesore per te ndjekur mendimet mbi ushqimin, 61 mbi gjumin dhe 163 mbi seksin.
Perpara se te kalonin ne testin e vertete, pjesmarresit kane perfunduar nje seri te pyetesoreve qe monitoronin orientimin pozitiv o negativ ndaj seksualitetit, sjelljes seksuale dhe nivelet e deshires, zakonet ushqimore dhe shkallen e pergjumjes.

Komento