Seksi i mëngjesit

Seksi i mëngjesit

Nëse doni ta filloni ditën mirë, nuk duhet as të dilni nga dhoma e gjumit. Ata që bëjnë dashuri në mëngjes ndjehen më mirë gjatë tërë ditës dhe në këtë mënyrë e përforcojnë imunitetin.

Zbulimet tregojnë faktin se njerëzit e rritur të cilëve dita u fillon me seks janë më të shëndetshëm dhe më të lumtur nga ata që kanë ritual të mëngjesit: kafe, gjimnastikë… Ata që e praktikojnë seksin e mëngjesit kanë imunitet më të fortë, janë më të mbrojtur nga rrufa, ndërsa mund të lavdërohet edhe me lëkurë, thonj dhe flokë më cilësorë.

Seksi i mëngjesit çliron oksitonin, që , siç e dini nga artikujt e përparshëm, është hormoni i humorit të mirë, prandaj çiftet ndjehen të lidhur gjatë tërë ditës.

Nga oksitocini jemi më të fortë, por edhe më të bukur. Seksi i mëngjesit përforcon imunitetin tuaj, sepse liron antitrupa të lirë që na mbrojnë nga infeksionet.

Terapitë seksuale pohojnë se mëngjesi është koha e përkryer për fillimin e ditës me pasion, ndërsa për seks në atë kohë janë të disponuar më shumë burrat, sepse kur flenë akumulohen testosteronet që do të përdoret gjatë ditës tjetër.

Nga momenti kur burri zgjohet, testosteroni i është në majën prej tre deri katër orë.

Komento