Seksi më i këndshëm gjatë plakjes

Seksi më i këndshëm gjatë plakjes

Seksi për disa e arrin kulmin në të njëzetat, mirëpo lajm i mirë është se me kalimin e kohës seksi bëhet edhe më i këndshëm, sidomos për gratë, të cilat përjetojnë kënaqësi më të madhe gjatë aktit seksual.

Edhe pse numri i marrëdhënieve seksuale gjatë një viti sa vjen e zvogëlohet, cilësia dhe kënaqësia në seks rriten.

Trejsi Koks e kishte vëzhguar përvojën seksuale të çifteve nëpër faza të shumta dhe kishte zbuluar se pa marrë parasysh se kuantiteti i marrëdhënieve seksuale është në rënie, cilësia me kalimin e viteve sa vjen e rritet.

Hulumtimi, në të cilin kishin marrë pjesë rreth 2 000 meshkuj, ka treguar se gjatë moshës së tyre 29 vjeçe mesatarisht kishin bërë seks rreth 112 herë, tek ata që kishin kaluar të tridhjetat numri i marrëdhënieve seksuale kishte rënë në 89 herë, ndërsa pas ditëlindjes së 40-të numri kishte rënë në vetëm 69 herë në vit.

Komento