Sëmundja e Alzaimerit

Alzheimer_Disease

Sëmundja e Alzaimerit është një sëmundje e cila zhvillohet dita ditës që dëmton pjesë të ndryshme të trurit duke përfshirë kujtesën, inteligjencën, aftësinë për të gjykuar, gjuhën dhe sjelljen psikologjike. Është forma më e madhe e humbjes së kujtesës tek të moshuarit.

Kjo sëmundje përkeqësohet gjithmonë e më shumë, por mënyra se si shfaqet është e ndryshme nga personi në person. Disa njerëz humbasin aftësinë për të mbajtur mend dhe për të bërë gjërat e përditshme, ndërsa të tjerë janë të aftë akoma t’i përshtaten rrjedhës ditore.

Shpesh herë sëmundja e Alzaimerit shkakton pasoja të rënda  dhe probleme mendore të cilat rezultojnë në vdekje. Nuk ka asnjë kurë për këtë sëmundje. Megjithatë mund të trajtohet me ilaçe mjeksore, konstulta tek specialisti, por një ndikim të madh ka edhe sjellja e njerëzve në ambientin përreth për të kuptuar dhe ndihmuar personin të qëndrojë aktiv në jetën e tijë. Shumë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje mund të trajtohen në shtëpi.

Komento