Home » Shëndetësi » Sëmundja e kockave

Sëmundja e kockave

Shumë mite ekzistojnë rreth osteoporozës. Ajo është një sëmundje që çon në hollimin e kockave dhe thyerjen e kyçeve dhe të shtyllës kurrizore. Shumë nga mjekët dhe specialistët thonë se vetëm gratë preken prej kësaj sëmundjeje.

Por e vërteta është se edhe burrat mund të preken prej saj, madje edhe të rinjtë. Por osteoporoza është e trajtueshme dhe së shpejti pritet të dalë një ilaç i ri i cili i jepet pacientit vetëm një herë në vit.Osteoporoza shpesh quhet sëmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerëzit ndoshta nuk e dinë se janë prekur prej saj derisa fillojnë të ndjejnë dhimbje në kurriz ose pësojnë ndonjë frakturë në kockë.

Sindi Huhl ishte 46 vjeç kur zbuloi se ajo kishte osteoporozë vetëm pasi tronditi kyçin e dorës, kur rrëshqiti e u rrëzua aksidentalisht dhe pësoi thyerje. Ajo thotë se ndjeu një dhimbje sikur e kishin goditur me një send të fortë në dorë. Mjekët i thanë se kishte nevojë për operacion për kthimin e kyçit në vend.

Mjekja Loraine Fizpatrik që kreu operacionin, thotë se kocka e dorës së Sindit dukej sikur ishte ajo e një gruaje 20 vjeç më të të moshuar. Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit përllogarit se gratë 30-40-vjeçare pësojnë një humbje të dukshme të densitetit të kockës. Dhe kur kocka me densitet të ulët krahasohet me një kockë normale, dallimi duket qartë.Ndërkohë që 80 për qind e atyre që preken nga osteoporoza janë gra dhe shpesh të moshuara, por edhe burrat mund të preken nga kjo sëmundje.

Njerëz të racës së bardhë dhe aziatike janë më në rrezik prej osteoporozës, por edhe njerëz të racave të tjera mund të preken prej saj.Për trajtimin e sëmundjes ekzistojnë trajtime të ndryshme, por shumë njerëz e ndërpresin marrjen e ilaçeve pas një viti.

Mjekja Felicia Kosman thotë se njerëzit harrojnë t’i marrin ilaçet. Gra të moshave 60, 70, 80 vjeç vuajnë nga sëmundje të tjera dhe marrin shumë ilaçe dhe shpesh ilaçet për osteoporozën i lënë mënjanë. Ata që ndërpresin marrjen e ilaçeve janë në rrezik më të lartë për të pësuar frakturë në kockë. 20 për qind e personave që pësojnë frakturë kockash të kyçeve të pjesës kryesore të trupit vdesin një vit pas rrëzimit të tyre; zakonisht nga ndërlikime të tilla si pneumonia ose mpiksjes së gjakut pas operacionit.

Por një ilaç i ri, acid zoelidronik, që i jepet pacientit vetëm një herë në vit nëpërmjet venave, ndërkohë procesi zgjat 15 minuta. Mjekja Eleonor Modi pranë spitalit Brigham thotë se, ilaçi është po aq i mirë sa edhe ilaçet e tjera në treg dhe është lehtë për t’u marrë. Sipas studimit, gratë që morën acid zoelidronik u prekën shumë herë më pak nga frakturat sesa gratë që morën placebo. Ilaçi i ri ndodhet ende në fazën eksperimentale dhe së shpejti pritet të hidhet në qarkullim.

Kyçet e trupit të njeriut dhe si lidhen ato
Eshtrat e skeletit mbahen tok me ndihmën e kyçeve. Ato mundësojnë gjithashtu lëvizjen midis eshtrave. Në të gjitha kyçet takohen të paktën dy eshtra, të cilat i ndan një e çarë e ngushtë e kyçit. Ato pjesë të eshtrave që takohen janë të mbuluara nga kërce. Kërcja është e fortë dhe rrëshqitëse, kjo bën që sipërfaqet t’i qëndrojnë konsumimit dhe të rrëshqasin lehtë kundrejt njëra-tjetrës.

Në të çarën e kyçit ka pak lëng që i lehtëson akoma më tej lëvizjet. Lëngu i kyçit furnizon gjithashtu kërcen me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Kyçi rrethohet nga një cipë indi lidhës që quhet kupë e kyçit. Pjesa e brendshme e kupës së kyçit është e veshur nga cipa e kyçit. Është cipa e kyçit ajo që krijon lëngun e kyçit. Kupa mbërthehet pas eshtrave dhe mbështjell kështu të gjithë kyçin.

Kupa e kyçit është e përforcuar në disa vende nga disa rripa të fuqishëm, lidhëset e kyçit apo ligamentet, të cilat janë të ndërtuara nga inde të tendosura lidhëse. Kyçe të ndryshme lejojnë lëvizje të ndryshme. Disa kanë lëvizshmëri të madhe në drejtime të shumta, ndërsa të tjerat lejojnë vetëm lëvizjen përpara dhe mbrapa, si për shembull kyçi i gjurit.

Sëmundja e kockave, osteoporoza

Osteoporoza është një sëmundje kockash. Kockat dobësohen dhe humbin fuqinë e tyre, prandaj dhe kanë tendencë të thyhen. Njerëz me këtë sëmundje kanë një risk për plasaritje edhe në lëvizje të përditshme si p.sh. duke u përkulur por dhe duke u kollitur. Zhvillimi i kësaj sëmundjeje mund të shfaqet për shkak të ndryshimeve të hormoneve te gratë, mungesa e kalciumit, prezenca e tiroideve ose konsumimi i madh i alkoolit dhe duhanit.

Kjo sëmundje nga statistikat është më e përhapur tek gratë e racës së bardhë dhe të verdhë, aziatike. Është më e rrallë tek gratë e racës së zezë. Mjekimi i përshtatshëm i osteoporozës mund të japë përparime në mirëmbajtjen e sasisë së kockave dhe të pakësojë simptomat që mund të shfaqen.

Efektet e sojës mbi kockat

Shkencëtarët kanë pasur arsye të mendonin se soja mund të ndihmonte gratë për të luftuar shenjat e plakjes siç janë humbja e kujtesës, dobësia e kockave dhe shtimin e kolesterinës. Mjekja Lampe, në bashkëpunim me tre institute mjekësore në Holandë, studiuan efektet e sojës tek gratë mes moshave 60-75 vjeç. Shkencëtarët analizuan të dhënat mjekësore të 100 grave për një vit, duke matur densitetin e kockave të tyre dhe nivelin e kolesterinës. Në moshën 60 vjeç mund të jetë shumë vonë për proteinën soja që të ketë ndonjë efekt pozitiv në këtë drejtim. Mjekja Lampe thotë se nuk ka ndonjë të dhënë që të tregojë se përdorimi i sojës është i dëmshëm, në fakt soja është një burim i plotë proteinash.

Sëmundja e kockave dhe depresioni

Shkencëtarët thonë se sëmundjet mendore ndikojnë rrezikshëm në zhvillimin e sëmundjeve fizike. Sipas tyre, dobësimi i kockave ose osteoporoza, është pasojë e depresionit. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se depresioni në moshë të re ndikon në dobësimin e kockave kur njeriu arrin moshën mbi 40 vjeç. Doktor Philip Gold thotë se gratë para periudhës së menopauzës që kanë kaluar depresion, kanë 30 për qind gjasa të preken nga dobësimi i kockave. Mjekët rekomandojnë që gratë të cilat kanë kaluar periudha depresioni duhet të bëjnë analizat për matjen e densitetit të kockave. Kjo për arsye se tani ekzistojnë ilaçe jo vetëm për të ndalur procesin e dobësimit të kockave.

Vitamina K shmang osteoporozën

Një mënyrë për të shmangur osteoporozën është duke marrë vitaminë K. Osteoporoza shfaqet në një në çdo tre gra të moshës mbi 50 vjeç në Britani dhe faktorët që e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe përdorimi për një kohë të gjatë i kortikosteroideve. Siofra Sharpe, nga Shoqata Ndërkombëtare e Osteoporozës, rekomandon ngrënien e luleshtrydheve gjatë sezonit të tyre të prodhimit. Këto janë produkte të pasura me vitamina K, e cila është identifikuar si një trajtues i efektshëm i osteoporozës. Kërkimet kanë treguar se vitamina K, kontribuon në eliminimin e problemeve të kockave. Përveç ilaçeve, metoda më e mirë e zëvendësimit të estrogjenit është ajo dietike, duke pirë sa më shumë produkte qumështi si dhe karota, portokalle, të cilat përmbajnë vitaminën D.

Shenjat dhe simptomat e artritit reumatoid

1. Artriti reumatoid është simetrik, prek gjunjët, këmbët dhe kyçet.
2. Simptomat janë më të forta në mëngjes. Tipikisht, pacientja ose pacienti e ka të vështirë të lahet, të vishet dhe të krihet në mëngjes.
3. Shoqërohet edhe me serozit, që do të thotë efuzione pleurale, perikardit, anemi, xhunga nën lëkurë.
4. Kur sëmundja përparon, ajo shkakton shformime karakteristike të gjymtyrëve: gishtërinjtë e duarve zhvendosen lateralisht për nga ulna, gishtërinjtë pësojnë kontrakturë etj.
5. Përparimi i sëmundjes shoqërohet me shkatërrim të kërcit të kyçeve dhe me ankilozë të kockave.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

4 Responses to " Sëmundja e kockave "

  1. alda says:

    Mamaja ime vuan nga ostroporoza dhe ka bere shume ilace por perseri ajo ka dhimje dhe levizja e saj eshte shume e renduar ju lutem ne se efekti i ilaceve nuk sjell permiresim cfare duhet bere me pas

  2. erda says:

    me te vertete semundje shume e rende ……infot jane te mjaftueshme ,,,,sh.flm per informacionet….sepse dhe halla ime vuante dikur nga kjo ,,por u sherua

  3. eljon says:

    komshia ime vuan nga herja diskale cfar duhet te beje me te

  4. emanuela says:

    mamaja ime vuan nga artritet care duhet te bej

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress