Sëmundja reflektohet në fytyrë

Sëmundja reflektohet në fytyrëMjafton të shikoheni në pasqyrë dhe ta dini si e keni shëndetin, pohojnë ekspertët.
Duke iu falënderuar ekspertëve mjekësorë ju sjellim disa shembuj për disa sëmundje të cilat mund të zbulohen me një kontroll të thjeshtë në pasqyrë, transmeton koha.net.

Sytë

Kapakët e varur mund të tregojnë për sulm në tru, dhe në raste të rralla, kancerin e mushkërive. Skuqja e syve të shumtën e rasteve është e parrezikshme. Megjithatë, nëse e vëreni që e bardha e syrit është shpesh e kuqe, kjo mund të jetë e lidhur me tensionin e rritur të gjakut ose temperaturën e lartë. Skuqja e syve mund të jetë pasojë e pezmatimit të kornesë së syrit ose konjunktivitit alergjik, transmeton koha.net.

Dridhja apo regëtima e syrit paraqitet për shkak të rritjes së stresit. Nëse kjo gjendje zgjat më gjatë se shtatë ditë, mund të jetë shenjë e sklerozës së shumëfishtë.

Unaza e bardhë rreth irisit mund të paraqesë shenjë të kolesterolit të rritur.

Nëse në skajet e kapakëve ose lëkurën rreth syve shfaqen pika të vogla të bardha, këto janë shtresa të kolesterolit.

Kapakët e zbehtë janë shenjë e anemisë. Mungesa e hekurit mund të vërehet edhe në zgavrën e gojës dhe në faqe. Simptomat e anemisë janë të ndjerit të dobët, të rënit të fikët dhe ndjena e ftohjes, ndërsa zbulohet me analizën e thjeshtë të pasqyrës së gjakut.

Lëkura

Skuqja në fytyrë mund të jetë shenjë e sëmundjeve të zemrës, lupusit ose menopauzës, nëse është në pyetje femra.

Fytyra e ënjtur mund të jetë shenjë e punës së dobësuar të gjëndrave tiroide, ndërsa kur ajo punon më ngadalë, metabolizmi ngadalësohet. Kjo mund të çojë deri të rritja e peshës trupore, e cila shihet edhe në fytyrë.

Lëkura e sëmurë edhe e thatë e cila nxit të kruarën zakonisht është simptomë e ekzemës. Megjithatë edhe disa ilaçe të caktuara mund të nxisin kruajtjen dhe ndjenjën e pakëndshme në lëkurë.

Buzë

Buzët e thata, të pëlcitura, të sëmura, mund të nënkuptojnë mungesë të hekurit në gjak. Shkak tjetër i mundshëm është diabeti, që përcillet me etje, lodhje dhe shkuarje të shpeshta në tualet.

Hunda

Lëkura e fortë rreth hundës mund t’i referohet rosaceas. Te kjo sëmundje e shpeshtë dhe kronike paraqitet ngjeshja e enëve të gjakut në fytyrë. Hunda atëherë bëhet e ënjtur dhe e fryrë. Mjekët këshillojnë të shmanget dielli, ushqimi i kripur dhe alkooli.

Veshët

Tumoret – beninje ose malinje, në kanalin e jashtëm ose në veshin e brendshëm mund të shkaktojnë që veshi të ndryshojnë formën ose të shtrembërohet.

Nëse vëreni disa nga këto ndryshime, konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj.

Komento