Home » Shëndetësi » Sëmundjet e mushkërive, problemet që shfaqen në dimër dhe parandalimi

Sëmundjet e mushkërive, problemet që shfaqen në dimër dhe parandalimi

Sëmundjet e mushkërive, problemet që shfaqen në dimër dhe parandalimiSëmundjet kronike të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes hasen më tepër në stinën e dimrit, ku edhe temperaturat janë të ulëta.

Për këtë arsye, gjendja shëndetësore e personave që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive në dimër mund të përkeqësohet. Sipas mjekëve, personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, nëse nuk tregohen të kujdesshëm, nuk mund të kalojnë një dimër pa probleme.

Arsyet? Ndjeshmëria e lartë e organizmit të tyre ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe niveli i lartë i ndotjes së tij. Pakujdesi të vogla në dukje mund të çojnë në rëndim të gjendjes së pacientit.

Sëmundjet e mushkërive (bronkitet, sëmundja e ngushtimit të bronkeve etj) janë karakteristikë për moshat e mëdha dhe për shkak të uljes së rezistencës së organizmit të tyre në përgjithësi, këto mosha janë të ndjeshme ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe nivelit të lartë të ndotjes së tij.

Temperaturat e ulëta, ndryshimet atmosferike, ndotja e mjedisit janë faktorë risku për keqësimin e sëmundjes, duke përfshirë këtu dhe pirjen e duhanit, praninë e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit, diabetit, etj.

Simptomat
Me keqësimin e gjendjes kolla shpeshtohet, bëhet më e fortë dhe shoqërohet me shtim të sasisë së gëlbazës, e cila trashet dhe nxirret me vështirësi. Marrja e frymës rëndohet, frymëmarrja bëhet e sipërfaqshme dhe shpeshtohet, duke u shoqëruar me interesim të muskujve të kraharorit. Kjo është arsyeja që shpesh pacientët ankohen edhe për dhimbje gjoksi e shpatullash. Të sëmurët janë në ankth, kanë ndjenjën sikur po mbyten. Në fytyrë sidomos në buzë, shfaqet mavijosja që vjen si pasojë e anomalisë së shkëmbimit të gazrave, me pakësim të oksigjenit në gjak dhe shtim të gazit karbonik.

Si pasojë e ajrimit të ulur, të sëmurët janë të lodhur, të përgjumur, ankohen për dhimbje koke, por herë-herë janë të shqetësuar dhe shfaqin turbullime të vetëdijes. Komplikacionet janë të ndryshme, që nga bronkopneumonia, prekje të zemrës, apo enëve të gjakut, etj. Bronkopneumonitë ndodhin si pasojë e humbjes së elasticitetit të muskujve të bronkeve për shkak të vetë moshës dhe mbylljes së bronkeve si pasojë e grumbullimit të gëlbazës në to, duke favorizuar infeksionin. Po ashtu nga shkëmbimi i keq i gazeve preket edhe sistemi i qarkullimit të gjakut, duke shtuar ngarkesën e ventrikulit të djathtë dhe duke dëmtuar muret e vazave.

Këta të sëmurë duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë nga mjeku i familjes, ose nga mjeku pneumolog, ku ata kontrollohen periodikisht, sepse sa më shpejt të ndërhyhet, aq më shpejt do të dalin nga gjendja e rënduar. Kur pengesa e frymëmarrjes shpeshtohet, kolla bëhet më e fortë dhe sasia e gëlbazës është e shtuar, duhet filluar trajtimi me antibiotikë për 5-7 ditë, që do të ndihmojë për të luftuar infeksionin. Duhet rritur dhe shpeshtuar doza e preparateve bronkodilatator, që ndihmojnë në zgjerimin e bronkeve dhe lehtësojnë frymëmarrjen, qoftë këto të marra nga goja ose me spray (pompa). Po ashtu Aerosoli për pak ditë ose dhënia e oksigjenit herë pas here, do ta lehtësonte gjendjen.
Dëmtimi
Nuk ka një arsye të caktuar se përse shfaqet sëmundja
e mushkërive, por ajo që rekomandohet për të gjithë njerëzit është “bashkëjetesa” në një ambient në pastër, pa duhanpirës, si dhe pa asnjë komponent tjetër të dëmshëm për mushkëritë.

Nga ana tjetër, sipas specialistëve, fëmijët janë tepër të prirur për t’u sëmurë nga sëmundjet e mushkërive në rast se ata kanë lindur nga një nënë duhanpirëse. Pasi që në krijimin e mushkërive si organ, foshnja “helmohet” me nikotinën e duhanit, dhe më pas është e vështirë që organizmi i tij të filtrojë. Përveç duhanit, ndotja e ambientit, është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në përhapjen e sëmundjes së mushkërive.

Madje në pjesën më të madhe të rasteve, ndotja e ambientit, jo vetëm në qytete por edhe në dhomën ku personi jeton, është faza fillestare e shfaqjes së sëmundjes, zhvillimit dhe evoluimit të saj. Sipas specialistëve, grimcat me përmasa më të vogla se 10 mikron janë më të dëmshme për shëndetin sepse ato kanë më shumë mundësi për të hyrë në pjesët e poshtme të mushkërive. Grimcat e ngurta kontribuojnë në mënyrë të dukshme në pakësimin e shikimit.

Deficencat më të theksuara mund të sjellin humbje në peshë, lodhje, deficit imunitar, gjë që demonstrohet nga infeksione të përsëritura virale dhe bakteriale. Niveli i ulët i saj shoqërohet me rritje të tensionit arterial dhe rrit mundësinë e goditjes së zemrës, rrit riskun për katarakte të syve si dhe një risk i lartë për shumë tipe të kancerit si ai i prostatës, kollonën, mushkërive etj. Studimet kanë treguar se prezenca e ndotjes së ajrit ndihet edhe me ngushtime bronkiale si dhe reduktim të vetë aktivitetit të mushkërive.

Po ashtu, përdorimi i tepërt i kripës shkurton jetëgjatësinë dhe rrit probabilitetin për të dëmtuar mushkëritë. Shkencëtarët amerikanë pohojnë se çdo vit mund të shpëtohen 150.000 jetë njerëzish nëse industria ushqimore do të zvogëlojë sasinë e kripës, e cila i shtohet ushqimit. Kripa ka ndikim direkt në tensionin e gjakut i cili është i lidhur me një spektër të gjerë sëmundjesh mes të cilave edhe mushkëritë.

Rekomandimet
Për këtë kontingjent të sëmurësh këshillohet pushim për disa ditë në klimë malore, për shkak të gjelbërimit, ajrit më të pastër dhe temperaturave të mjedisit, që janë më të ulëta. Këtyre personave u rekomandohet të shëtisin një orë në mëngjes herët dhe në darkë vonë. Gjithashtu, këshillohet marrja e lëngjeve për të shtuar sasinë e gjakut qarkullues, që mund të ketë pasojë uljen e tensionit arterial. Të shmangen daljet dhe qëndrimet në diell duke preferuar shëtitjet në orët e para të mëngjesit, të shoqëruara me ushtrime të lehta gjimnastikore, sidomos të kraharorit.

Të ndalohet përdorimi i duhanit dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura, ku pihet duhan. Po ashtu rekomandohet një meny e pasur me vitamina, me shumë kalori dhe që të përmbajë ushqime që treten lehtë. Këta pacientë duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj qëndrimit nën ventilatorë, kondicioner, përdorimin e pijeve të ftohta dhe shmangien nga korrentet e ajrit.

Këshilla
Zvogëloni sasinë e kripës në dietë
Jetoni në një qytet që ka ndotje të ulët
Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër
Mos përdorni duhan
Mos jetoni, apo flini në një dhomë me duhanpirës
Përdorni sa më shumë lëngje dhe supa për shpëlarjen e mushkërive
Vraponi të paktën 10 minuta në mëngjes, në ajër të pastër

Sëmundjet e mushkërive
Sëmundja obstruktive kronike
Pneumonia
Hipoksemia
Sarkoidoza
Sëmundja restriktive
Sëmundjet vaskulare
Tuberkulozi
Tumoret e mushkërive
Tumoret mediastinale
Bronchiolitis akut

Si duhet përdorur pompa e ilaçeve
Çfarë është një inhaler me doza metrike (pompa)
Shumë nga ilaçet ndodhen në kanistra të vogla prej metali që spërkasin ilaçin në mushkëritë tuaja. Këto quhen inhaler me doza metrike. Disa njerëz i quajnë ato “pompa”. Pompa spërkat ilaçin në sasinë e duhur që ju ta thithni atë. Ju zakonisht merrni një ose dy pufe (pompime). Midis pufeve ju duhet të prisni 30 sekonda deri në një minutë. Të thithësh ilaçet me anë të frymëmarrjes është një mënyrë e mirë për t’i marrë ato pasi ato kalojnë në tubat e frymëmarrjes me shpejtësi. Nëse merrni një ilaç kokërr do të duhet një kohë më e gjatë për atë që të shfaqi efektin e tij.
Ja disa nga mënyrat e thjeshta të përdorimit:
Shkundeni pompën mirë për të përzierë ilaçin
Hiqni kapakun nga pjesa e gojës dhe mbajeni pjesën e gojës para gojës
Nxirrni gjithë ajrin nga mushkëritë jashtë

Filloni të merrni frymë ngadalë dhe në të njëjtën kohë shtyp pompën për të nxjerrë një dozë (puf) të ilaçit në gojë
Vazhdoni të merrni frymë përsëri. Frymëmarrja juaj do të sjelli ilaçin në mushkëritë tuaja
Mbyllni gojën dhe mbani frymën për pesë ose 10 sekonda përpara se të lini ajrin që thithet të dali nga buzët. Kjo ju ndihmon të siguroheni ta keni marrë të gjithë ilaçin Nëse doktori juaj ju ka thënë të merrni dy pufe, prisni 30 sekonda deri në një minutë midis pufeve. Me këtë mënyrë pufi i parë hap rrugët e frymëmarrjes dhe i dyti funksionon më mirë

Çfarë është një “spacer”
Këto janë tuba ose çanta të ngjitura pas një pompe. Ato veprojnë si një dhomë mbajtëse nga e cila ilaçi mund të merret më mirë. Spërkatni ilaçin në këtë dhomë para se të merrni frymë dhe juve nuk ju duhet të koordinoni shtypjen e pompës me thithjen në të njëjtën kohë. Merrni frymë ngadalë. Ky mjet ul gjithashtu refleksin e të kolliturit që mund të shkaktohet nga spërkatja në fyt. Ka disa inhaler të rinj në formën e pudrës së thatë që aktivizohen vetëm nga ju. Këto janë më të lehtë për t’u përdorur. Juve nuk ju duhet të koordinoni spërkatjen dhe frymëmarrjen në të njëjtën kohë.

Kontaktoni doktorin nëse:
Nëse pompa nuk ju lehtëson më
Nëse keni akoma vështirësi në frymëmarrje edhe pse keni përdorur pompën
Ose nëse keni: Rrahje të shpeshta të zemrës
Ndjesi të vjelli, dhimbje stomaku, diarre ose vjellje o Probleme me gjumin
Dhimbje koke
Kontraktim muskujsh (ngërçi) /Gazeta Albania/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

4 Responses to " Sëmundjet e mushkërive, problemet që shfaqen në dimër dhe parandalimi "

  1. agush says:

    si te kuroj semundjen e flluskave te ajrit ne mushkri

  2. leonora says:

    pershedetje nga leonora,deshta qe tjau shtoj edhe une nje pyetje, a esht e rrezikshme qe te kesh air ne mushkeri ju lutem te ma ktheni pergjegjijen!

  3. arushi says:

    a ka ndonje problem nese ti thith pompen e azmes vetem nje here ne qofte se ti nuk je i semure me azem

  4. Englll says:

    a eshte e rrezikshme kur je ne moshen 13 vjec pra moshen e rritjess dhe kur vendos dicka pak me posht gjoksi dhe te dhemb dhe shpesh merrr frym thelle apo esht pasoje e rritjes sepse ne moshen 13 vjec eshte mosha e rritjes mesadi ju lutem me ktheni pergjigje ???

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress