Sëmundjet që parandalon dardha

Sëmundjet që parandalon dardha

Sëmundjet që parandalon dardhaDardhat janë një frut që kanë pak kalori, por janë të mbushura me vitamina esenciale, minerale, fibra dhe antioksidantë. Ato janë kultivuar për më shumë se 4000 vjet dhe janë një mënyrë shumë e mirë për të parandaluar disa sëmundje.

Luftojnë diabetin: pholipenolis që gjendet tek dardha ka efekte mbrojtëse për diabetin e tipit 2. Pholipenolis është i lidhur me një efekt hipoglicemik që do të thotë se ndihmon në kontrollimin e sheqerit në gjak. Nëse hani dardha çdo ditë do të përmirësoni ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Luftojnë sëmundjet e mushkërive: dardha është përdorur në mjekësinë kineze për sëmundjet e mushkërive. Lëngu i dardhës shërben si “pastrues” në fyt dhe eliminon gëlbazën, për shkak të antioksidantëve që përmban dardha/Shendeti.

Ndihmon gratë shtatzëna: nëse gratë shtatzëna kanë ndjesi të vjellash muajt e parë ato duhet të provojnë lëng dardhe. Folatet dhe acidi folik që gjendet në dardhë ndihmon veçanërisht në tremujorin e parë të shtatzanisë dhe parandalon defektet e lindjes.

Komento