Serumi i natës për disa minuta e shkëlqen fytyrën

serumi

Të gjithë e dimë se sa e dobishme është vitamina E është për lëkurën tonë. Kremrat e pasura me vitaminë E janë lehtësisht të gjetshme në treg, por shumica e tyre janë shumë të shtrenjta.

Ju mund ta bëni vetë një serum të tillë, duke përdorur këtë recetë. Serumi i natës mund të japë rezultate të mahnitshme në vetëm 4 netë. Ja se si ta përgatisni atë:

Përbërësit:
1 kapsulë me vitaminë E (e gjeni në farmaci)
Vaj bajame
Ujë trëndafili (e gjeni te dyqanet e bimëve mjekësore)
Xhel Aloe Vera

Përgatitja dhe përdorimi:
Vendosni 2 lugë xhel aloe në një tas, pastaj shtoni 2 lugë me ujë trëndafili dhe përziejeni mirë. Më pas hapni kapsulat dhe shtojini ato në përzierje. Në fund shtoni një lugë çaji me vaj bajameje. Përziejini të gjitha mirë dhe ruajeni serumin në një shishe të pastër. Pastaj përdoreni atë çdo natë, pasi të keni pastruar shumë mirë fytyrën. Masazhojeni mirë për disa minuta dhe fytyra juaj pas disa ditësh do të shkëlqejë si kurrë më parë!

Komento