Shafrani mund t’i zëvendësojë këto ilaçe

Shafrani mund t’i zëvendësojë këto ilaçe

Shafrani mund t’i zëvendësojë këto ilaçeShafrani është ndër bimët më të hulumtuara tërësisht gjatë ditëve të sotme.

Vetitë mjekësore dhe komponentët e vet kanë qenë subjekt i mbi 5600 hulumtimeve dhe studimeve biomjekësore.

Sipas Sayer Ji nga GreenMedInfo, projekti i tyre pesë-vjeçar me hulumtime të ndryshme, ka zbuluar se shafrani mund të shërbejë për parandalimin e 600 sëmundjeve të ndryshme, e gjithashtu i sjell 175 efekte të ndryshme psikologjike, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh densitetin e hulumtimeve për shafranin, nuk është e çuditshme që një numër i madh i tyre kanë konkluduar se kjo bimë mund të krahasohet me shumë ilaçe mjekësore, duke i përfshirë:

Lipitorin/Atorvastatin (ilaçe për kolesterolin)

Një studim i vitit 2008, i publikuar në revistën “Drugs in R & D”, ka zbuluar se përbërësit e shafranit mund të krahasohen shumë lehtë me ilaçet si atorvastatina (emri në treg: Lipitor), pasi që edhe shafrani ndikon në zvogëlimin e inflamacionit dhe stresit oksidativ në pacientët që vuajnë nga tipi 2 i diabetit.

Corticosteroidet (ilaçe për steroide)

Një studim i vitit 1999 kishte zbuluar se polifenoli që gjendet në shafran, apo pigmenti i njohur si curcumina, mund të krahasohet lehtë me steroidet sa i përket menaxhimit të uveitsit anterior kronik, sëmundje e inflamacionit të syve.

Ndërsa, një studim i publikuar në vitin 2008 ka zbuluar se curcumina mund të krahasohet lehtë me ilaçin corticosteroid si një terapi alternative për ruajtjen nga lëndimet që ndërlidhen me transplantimet e mushkërive.

Prozacun/Fluoxetinen dhe Imipraminen (ilaçe antidepresuese)

Një studim i vitit 2011, i publikuar në revistën “Acta Poloniae Pharmaceutica”, ka zbuluar se curcumina (përbërësi kryesor i shafranit) mund të krahasohet favorshëm me ilaçet të cilat kanë për qëllim zvogëlimin e sjelljeve depresuese.

Vlen të ceket se studimi është kryer vetëm te kafshët, jo te njerëzit.

Aspirinën (ilaç për hollimin e gjakut)

Curcumina ka efekte kundër trashjes së gjakut, njëjtë sikurse aspirina – që do të thotë se shafrani mund të jetë i mirë për pacientët që janë më të prirë nga tromboza vaskulare.