Shega e forcon imunitetin

Shega e forcon imunitetin

Shega e forcon imunitetinNëse dëshironi ta ngadalësoni plakjen dhe ta forconi sistemin imun, pini lëngun e shtrydhur nga shega e freskët, këshillojnë ekspertët,transmeton gazeta kosova Sot.

Ky lëng i shijshëm është i mbushur me vitamina C, është i pasur me kalium dhe vitamina A dhe E, përmban acid folik, si dhe antioksidues të fortë, si flavonoide.

Disa studime kanë treguar se me konsumimin e rregullt të lëngut të freskët të shegës mund të parandalohet përhapja e qelizave të kancerit, sidomos në rastin e tumoreve të gjirit, mushkërive dhe prostatës.

Nutricistët sugjerojnë që lëngu i freskëti i përgatitur dhe i shtrydhur të konsumohet i freskët porsa të jetë i shtrydhur, apo edhe gjatë gjithë ditës, e për të ndaluar oksidimin duhet shtuar edhe disa pika lëng limoni.

Lëngu mund të tretet me ujin e thjeshtë në masën: 10 fruta – 8 gota ujë. Vërejtje: shkaku i ndërveprimeve të mundshme me ilaçet, ky lëng nuk u sugjerohet personave që vuajnë nga diabeti e as atyre që përdorin antidepresiv.

Komento