Shenjat e trupit që tregojnë se ju ka tradhtuar

5

5Nëse së paku për disa javë përqendroheni dhe vështroni trupin e partnerit dhe arrini të mësoni gjuhën e trupit të saj apo të tij, kurrë nuk do të mundë t’ju hedhë hi syve. Gjithmonë do të dini, edhe pse nuk ju tregojnë me fjalë

Në vend që të përcillni të dashurën tuaj, provoni me metoda mjaft efikase, të lexoni të vërtetën nga trupi i saj. Janë disa shenja në trupin e njeriut, që pa dëshirë flasin mbi realitetin. Mjafton që të mësoheni t’i lexoni ato.

Buzëqeshjet

Seksi i largon të gjitha kufizimet dhe kornizat e sjelljes, për këtë i gjithë trupi reagon si më i relaksuar. Pas aktit seksual, njerëzit qeshin më shpesh dhe sigurisht të shikojnë më gjatë në sy, apo të qëndrojnë më afër, ndryshe nga ç’mund të kishin bërë në ndonjë nga situatat normale.

Skuqja e dyshimtë

Metodë e mirë për të verifikuar nëse dikush ka kryer marrëdhënie seksuale, është edhe testi nëpërmjet lëkurës. Ndiqni me kujdes ndryshimet e ngjyrës së lëkurës në trupin e partnerit. 30% e femrave, pak pas seksit, kanë shenja të dukshme të të skuqurit në lëkurë. Vëreni me kujdes nëse buzët i kanë të skuqura. Njollat e kuqe nëpër fytyrë, në gjoks, qafë dhe në hundë mbeten për shkak të ngritjes së tensionit të gjakut. Kjo vazhdon për 20 minuta pas aktit.

Sytë

Dikush që ka bërë dashuri para disa orëve sytë i ka me shkëlqim. Po ashtu më lehtë i hap buzët.

Rrobat

Si pasojë e seksit është edhe rritja e vetëbesimit që ndikon në zgjedhjen e veshjes. Femra që befasisht ndryshon veshjen të cilën e ka përdorur shpesh dhe e ndërron me diçka që potencon më tepër natyrën e femrës, me siguri ka përjetuar diçka të paharrueshme natën e kaluar. Ajo ndjen vetëbesim dhe dëshiron të bëhet atraktive.

Prekja e flokëve

Luajtja me flokë tregon se ende ëndërron për dashurinë në shtrat të cilën e ka përjetuar mbrëmjen e kaluar. Ajo që vazhdimisht kalon dorën nëpër flokë, në atë mënyrë “zbrazet” dhe këtë e bën pa vetëdije për t’u dukur më mirë para mashkullit të vet.

Shqisat

Marrëdhënia seksuale e përmirëson shqisën e nuhatjes, dhe për këtë, nëse kolegu a kolegia fillon dhe ndien ndonjë erë të cilën ju as që e keni hetuar, e dini se ku është faji. Natyrisht se çdo individ është unik. Prandaj nëse së paku për disa javë përqendroheni dhe vështroni trupin e partnerit dhe arrini të mësoni gjuhën e trupit të saj apo të tij, kurrë nuk do të mund t’ju hedhë hi syve. Gjithmonë do të dini, edhe pse nuk ju tregojnë me fjalë.

Komento