Shenjat se dëshiron më shumë nga ju!

Young couple watching photos at italian café

Për djemtë nganjëherë është e vështirë t’i vlerësojnë shenjat nëse një femër ia dërgon për ta ftuar në takim të vërtetë, mos dëshiron vetëm shoqëri, apo është e dashuruar në shokun.

Në vijim ju prezantojmë shenjat, të cilat do të zbulojnë nëse do ta ftoni apo jo të dilni bashkë.

Young couple watching photos at italian café

1. Përnjëherë i pëlqen ajo që ju pëlqen edhe juve. Përnjëherë di gjithçka rreth klubit tuaj të preferuar të futbollit, edhe pse dy ditë më parë nuk kishte ide për futbollin, Di gjithçka për grupin tuaj të preferuar muzikor. Po, kjo nuk është rastësi. Mos e turpëroni duke i thënë: “Të lutem, ju më thatë se sa shumë urreni futbollin”. Kuptojeni kurthin e saj.

2. Shpesh prek dorën tënde. Po, kjo është një nga opsionet e mundshme. Pjesët tjera të trupit janë më ndryshe, por nëse jua prek dorën, atëherë dijeni se është shumë e interesuar për juve, transmeton Telegrafi.

3. Buzëqesh me gjithçka që thoni. Po, madje, edhe atëherë kur nuk është argëtuese. Kjo është diçka që gjinia femërore nuk mund ta fshehë, pa marrë parasysh se sa krenare është me veten. Nuk është se gënjen, por pëlqen të jetë afër jush.

4. Nga ju kërkon të bëni gjëra të pazakonta. Nëse nga ju kërkon të dilni jashtë qytetit, për ta shikuar një ndeshje sportive apo ta ushqeni mace; atëherë pranojeni sepse kjo do të thotë se ju fton në takim. Kështu që bëjani ju një shërbim dhe ftojeni i pari? Që të dy do të argëtoheni më mirë.

5. Gjatë marrjes së fotos dëshiron të jetë pranë jush. Më shumë keni foto me të se me gjithë të tjerët. Dëshiron të jetë pjesë e jetës suaj. Dëshiron që ta kujtoni e të mos e harroni.

6. Ju ka shkruar një letër. Letër të vërtetë, me laps. Këtë, një gjë të tillë edhe më tutje e bëjnë të dashuruarit. Kjo duhet të jetë dashuri e vërtetë, prandaj ftojeni jashtë.

7. Pranon gjithçka që ju keni propozuar. Nëse e keni ftuar diku, ku janë pjesa tjetër e shoqërisë, ajo do të pranojë, me gjithë faktin se nuk i takon ati rrethi, ajo është aty sepse edhe ju jeni aty.

8. Para jush kurrë nuk ka përmendur një të dashur tjetër. Kjo sepse nuk mendon për ta. Nuk pëlqen që t’i përmend as shokët, ngase nuk dëshiron që ju të mendoni se është në lidhje me ndonjërin prej tyre.

9. Ju sjell dhuratë kur jeni të sëmurë. Po, ua tregon anën se brengoset për juve.

10. Keni njohur shoqet e saj, e ato ishin të kënaqura se ju kanë njoftuar.Kjo sepse ato, tashmë kanë dëgjuar shumë për juve. Ndoshta tash presin kur ju do ta ftoni atë për takim. /Telegrafi/

Komento