Shenjat të cilat tregojnë se ai do të martohet me ju!

5

Në sezonin e verës mbizotërojnë kryesisht evenimentet e dasmave, kjo është edhe arsyeja perse ne tani do t’ju paraqesim një informacion rreth martesës dhe shenjat që ajo është afer jush. Ja disa nga shenjat që mashkulli bën kundrejt jush, të cilat nënkuptojnë që ai ka me të vertetë qellime serioze; si psh:

Ai fillon të thotë që, ‘Ti je e vetmja e cila…’ kur një mashkull fillon t’i tregojë një femre se sa e veçantë është ajo për të, që nuk ka takuar ndonjëherë një femer që t’a bëjë të ndjehet si e bën ajo, tregon që ai ka rënë në dashuri dhe është gati të ndërmarrë hapa seriozë në lidhjen e tyre.

Të fton në rastet familjare. Kur partneri juaj fillon t’ju ftojë në rastet familjare që ai ka, si ditëlindje, mbrëmje familjare, tregon që, tani, partneri ndjehet më së i bindur dhe është gati t’ju prezantojë me të afërmit.

Ju konsideron pjesë të skuadres.

Duke marrë parasysh faktin që jeta e mashkullit është e ndërtuar mes sfidave, karrierës, problemeve ekonomike dhe të jetës, ai tashmë ju konsideron pjesë të jetës tijë. Pjesë e skuadres me të cilen mund të flasë të diskutojë, të hapet rreth problemeve që ai ka.

Ai fillon të tregohet më i dashur.

Sapo ai të ketë vendosur dhe të jetë më së i bindur që ju do jeni partnerja e ardhshme, sjellja afektive ndaj jush do jetë më e ëmbël. Do t’ju trajtojë me dashuri dhe do t’ju ledhatojë sa herë që ti jepet mundësia.

Ai ju kërkon që të jetoni bashkë.

Ai ju kërkoni që të jetoni bashkë, jo vetëm si qellim për të kursyer ekonominë e tijë personale, por edhe dëshira për të pasur pranë tijë një person që e do, ndjehët mirë me atë. Dëshiron të ketë një bashkëshorte e cila kujdesët për atë. Nga kjo fazë, partneri do të kërkojë që ju të ndani edhe gjëra të tjera perveç dhomës tuaj të përbashkët, që do të thotë, ai do që të bisdojë, do mirëkuptim, mbështetje, optimizëm dhe shumë detaje të tjera në një bashkëjetesë.

Kur ai fillon të dëshirojë fëmijë.

Nëse partneri juaj fillon dhe të përmendë fëmijë dhe dëshiren për t’u bërë baba, do të thotë që ai është gati të krijojë një familje të tijen, dhe është i bindur që këtë familje do t’a krijojë me ju.

Komento