Sheqeri sjell shqetësime në organizëm

Sheqeri sjell shqetësime në organizëm

Edhe pse gjatë dietës sonë të përditshme ditore në konsumojmë një sasi të caktuar sheqeri, ka edhe nga ata persona që abuzojnë me të. Por studimet kanë treguar se konsumimi i tepërt i sheqerit shoqërohet me pasoja negative për shëndetin.

Sipas shkencëtarëve, sheqeri është një nga ushqimet më të dëmshme për shëndetin e njerëzve. Më poshtë tregohen disa nga shqetësimet kryesore që sjell në organizëm konsumimi i tepërt i sheqerit

1. Nga konsumimi i sheqerit krijohen luhatje të përmbajtjes së tij në gjak, pasojë e të cilave është ndryshimi i shpeshtë i gjendjes shpirtërore, lodhja, dhimbjet e vazhdueshme të kokës, uria për ushqime të ëmbla, etj. Më e keqja është se në organizëm krijohet gradualisht një vartësi e posaçme, kur çdo dozë e re sheqeri, pasi sjell një lehtësim të përkohshëm, shton urinë për ëmbëlsira, etj.
2. Studimet e vazhdueshme shkencore kanë treguar se sa më shumë produkte glicemie (që ndikojnë në përmbajtjen e sheqerit në gjak, përfshirë edhe sheqerin) të përdoren, aq më i lartë është rreziku nga dhjamosja ose diabeti. Këto ushqime shtojnë gjithashtu rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe disa forma të kancerit.
3. Konsumimi i tepërt i sheqerit prish balancën e substancave dhe sidomos, fermenteve, mirëpo kur prishet kjo balancë, lind mundësia e dobësimit të imunitetit dhe kjo, natyrisht, sjell sëmundje të ndryshme.
4. Në qoftë se një njeri merr ushqime të pasura me sheqer dhe me hidrokarbure të tjera të pastra, në organizmin e tij krijohet një deficit i kromit, një nga funksionet e të cilit është rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak. Kromi merret nga ushqime të ndryshme me prejardhje bimore dhe shtazore, mirëpo niseshteja e pastër dhe hidrokarburet e tjera e “zhdukin” kromin nga këto ushqime.
5. Sheqeri shpejton proceset e plakjes. Një pjesë e molekulave të tij hyjnë në gjak, ku bashkohen me proteinat dhe strukturat e reja molekulare që krijohen, si pasojë e këtij procesi ndikojnë në dobësimin e elasticitetit të indeve, duke filluar që nga lëkura, deri tek indet e organeve dhe të arterieve. Sa më e lartë të jetë përqindja e sheqerit në gjak, aq më shpejt vjen pleqëria.
6. Sheqeri mbetet nëpër dhëmbë dhe shton rrezikun e kariesit më shumë se çdo ushqim tjetër. Veç kësaj, ai mund të bëhet shkak për infektimin e mishrave të dhëmbëve, të cilat, duke pasur lidhje me sistemin kardiovaskular dhe gjithë sistemin imun të organizmit, sjellin edhe dëmtimin e tyre.
7. Sheqeri shton stresin. Organizmi i njeriut ka një sistem mbrojtës nga shqetësimet dhe streset, që bazohet tek adrenalina, epinefrina dhe kortizoli. Gjatë konsumimit të sasive të mëdha të sheqerit, këto hormone mund të japin alarmin, duke na shqetësuar dhe duke ndikuar në ndryshimin e humorit tonë.
8. Sipas të dhënave mjekësore, si pasojë e konsumimit të sheqerit, në organizmin e njerëzve mungojnë disa substanca shumë të rëndësishme ushqyese si vitaminat A, C, B.12, kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri dhe acidi folik. E keqja është se këto mungesa janë zbuluar më shumë te fëmijët, pra, pikërisht tek ata që kanë më shumë nevojë për to. Sheqeri, me sa duket, nuk i jep mundësi organizmit që t’i përvetësojë ato.

Nga konsumimi i sheqerit krijohen probleme shëndetësore:

– Luhatje të përmbajtjes së tij në gjak
– Ndryshimi i shpeshtë i gjendjes shpirtërore
– Lodhje
– Dhimbje të vazhdueshme të kokës
– Uri për ushqime të ëmbla
– Rreziku nga dhjamosja ose diabeti
– Rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare
– Disa forma të kancerit
– Sheqeri shpejton proceset e plakjes
– Shton rrezikun e kariesit
– Sheqeri shton stresin
– Mungesë e disa substanca shumë të rëndësishme ushqyese si vitaminat A, C, B12.

Diabeti, “sëmundja e sheqerit”

Diabeti është një epidemi, e cila kohët e fundit po shfaqet në mjaft raste edhe pse mjekët janë gjithmonë të angazhuar me trajtimin e saj. Në  mjekësi Diabetes mellitus,i cili në Shqipëri njihet edhe si “sëmundja e sheqerit”, është emërtimi për një grup sëmundjesh të shkëmbimit të lëndëve dhe përshkruan shenjat kryesore dhe prejardhjen e tyre si: jashtëqitja e sheqerit në urinë. Në gjuhën mjekësore është një përcaktim për trazime të ndryshme të shkëmbimit të lëndëve, shfaqja e të cilit është një sasi e tepërt sheqeri në gjak. Shkaku është ose në mangësinë e insulinës, një insulinë ndjeshmëri (insulinë rezistence) ose të dyja. Sipas shkakut ka lloje të ndryshme diabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Llojet me të zakonshme janë: diabetes mellitus tip I dhe diabetes tip II.

Këshillat nga shkenca dhe mjekësia

Sot shkenca dhe mjekësia ka bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mire është vital për shëndetin edhe agjërimi, dieta është po aq i rëndësishme. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tonë të tretjes. Agjërimi është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë  sa më e përshtatshme për një dietë efikase .

Personat e prekur nga diabeti

Rreth 5 për qind e popullsisë së botës është e sëmurë më diabet, dhe  gati 7 për qind janë para diabetikë. Ky studim u fokusua më shumë në atë që mjekët e përcaktojnë si tipi dytë i diabetit. Kjo lloj sëmundje zhvillohet zakonisht në moshë madhore dhe tek  pacientët, të cilët kanë nivel të lartë të sheqerit në gjak, sepse qelizat e tyre janë bërë rezistente ndaj insulinës, hormoni që stabilizon ngritjen e sheqerit në gjak. Këto rezultate u paraqiten si një rreze shprese atëherë kur doktorët dhe institucione të ndryshme të shëndetit po përpiqen të kontrollojnë shkallën e rritjes së sëmundjes së diabetit në gjithë botën. Në SHBA 20 milionë njerëz, pra 7 për qind e popullsisë janë të sëmurë me diabet dhe gati 54 milionë janë para diabetikë, megjithëse shumë prej tyre nuk janë në dijeni.

Lufta ndaj sëmundjes së diabetit

Në botë janë rreth 230 milionë persona të prekur nga sëmundja e diabetit, dhe pritet që brenda 20 vjetëve të ardhshme kjo shifër të arrijë në 350 milionë. Një situatë e vështirë, krijuar nga fakti se taksa e diabetit po rritet së tepërmi edhe në vendet në zhvillim, në të cilat përmirësimi i kushteve të jetesës, nuk është akoma në nivelin e duhur. Edhe në vendet e zhvilluara diabeti regjistrohet në taksat me rritje më të përshpejtuar dhe masat për ta sensibilizuar nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Mbi të gjitha duhet realizuar një mënyrë efikase për ta luftuar sëmundjen. Së pari, duhet rrënjosur kultura e praktikimit të sporteve të ndryshme, për të pasur një shëndet sa më të plotë. Lufta ndaj diabetit është një nga sfidat më delikate që bota mjekësore dhe politike duhet të përballojë.

Komento