Shërbimet e ORL-së në Spitalin Amerikan të standardizuara po aq sa ato evropiane

Shërbimet e ORL-së në Spitalin Amerikan të standardizuara po aq sa ato evropiane

Shërbimet e ORL-së në Spitalin Amerikan të standardizuara po aq sa ato evropianeDepartamenti i Otorinolaringologjisë (ORL) në Spitalin Amerikan është ndër departamente më të rëndësishme dhe me një funksion shumë të gjerë të shërbimeve të ORL-së, shërbime këto të cilat janë të standardizuara po aq profesionalisht sa edhe në vendet e zhvilluara evropiane.

Në shërbimin e ORL-së në Spitalin Amerikan e gjithë puna e kryhet në sajë të një teknologjie të avancuar duke u mbështetur në standarde të larta etike, mjekësore dhe akademike.

Pacientëve që aplikojnë në shërbimin e ORL-së u ofrohet shërbimi i poliklinikës dhe ai i shtrimit (in-patient). Mikroskopia dhe teknologjia e sistemeve endovizuale përdoren për ekzaminimin e pacientëve që vijnë në poliklinikë.

Dr.Muzaffer Balaban- Otorinolaringolog në Spitalin Amerikan, thotë se pacientët ndihen shumë të kënaqur me gjithë shërbimet e marra në Departamentin e ORL-së, këtu padyshim që ndikon edhe profesionalizmi mjekësor dhe teknologjia e fundit të cilën Spitali Amerikan e posedon për këtë departament. Dr. Balaban thekson që qëllimi i tij është që të jap diagnozën e saktë dhe të jetë shumë precizë në terapinë e duhur që pacientët të ndahen të kënaqur me shërbimet e ofruara.

“Në klinikën tonë përdorët teknologjia e fundit të cilën e praktikojmë edhe gjatë ekzaminimit dhe operacioneve tona. Ne bëjmë shumë operacione rreth ORL-së por principi ynë është që të mos bëhet asnjë operacion i panevojshëm” , thotë Dr.Muzaffer Balaban udhëheqës i Departamentit të ORL-së në Spitalin Amerikan.

Në klinikën e ORL-së të Spitalit Amerikan bëhen këto operacione për fëmijët dhe të rriturit.

Operacionet funksionale të hundës

Devijim i septit te hundës

Mishi hundës

Operacionet endosopike të hundës

Sinuset kronike

Polipet e hundës

Septoplastika endoskopike

Konkaplastia endoskopike

Operacionet endoskopike të qeses së lotit

Operacioni i bajames dhe bajames së tretë

Kirurgjia endoskopike e veshit

Vendosja e tubit në vesh

Mikrokirurgjia e veshit:

Operacioni i riparimit të timpanit të veshit

Operacioni i infeksionit kronik të veshit

Otoskleroza

Operacioni i gjëndrës pështymore

Operacioni i tumorit të lëkurës në fytyrë dhe qafë

Operacioni i cistës në qafë

Operacioni i gjëndrës lenfatike në kokë dhe qafë

Kirurgjia e apnes së gjumit

Operacionet e tumorit të buzës dhe gjuhës

Kirurgjia e telit të zërit

Problemet më të shpeshta që paraqitën tek fëmijët janë infeksioni i bajameve, gërhitja dhe apnet e gjumit, infeksionet e veshit kurse tek të rriturit është mbyllja hundës, infeksionet e hundës dhe dhimbjet e kokës në bazë të tyre.

“Në Spitalin Amerikan tek fëmijët më së shpeshti kryhen këto operacione: Heqja e bajameve dhe bajames së tretë dhe vendosja e tubit në vesh kurse tek të rriturit: Devijimi i septit të hundës, polipet dhe sinuset” , thotë në fund Dr.Muzaffer Balaban.

Spitali Amerikan është lider i shëndetësisë në vend dhe më gjerë.

Komento