Shërimi nga kanceri e dëmton pjellorinë

Shërimi nga kanceri e dëmton pjellorinë

Shërimi i kancerit nganjëherë mund të sjellë deri tek jopjelloria, por femrat e reja sipas një studimi suedez janë më pak të informuara në krahasim me meshkujt.

Studimi i kryer në Institutin “Karolinska”, në të cilin kishin marrë pjesë 500 persona të shëruar prej kancerit, nga mosha 18 deri në atë 45-vjeçe, është vërtetuar se 80 për qind e meshkujve kishin qenë të paralajmëruar nga mjekët e tyre se kimioterapia do të mund t’ua rrezikonte pjellorinë, derisa midis femrave të anketuara vetëm 48 për qind prej tyre kishin qenë të informuara.

Për më tepër, vetëm 14 për qind e femrave kishin qenë të informuara rreth opsioneve të ruajtjes së pjellorisë edhe pas shërimit, derisa për këto opsione kishin qenë të informuar rreth 68 për qind e meshkujve.

Ky dallim me siguri se është si pasojë e faktit që ruajtja e pjellorisë pas shërimit nga kanceri tek femrat është shumë më e komplikuar dhe teknikat për një gjë të tillë nuk janë në dispozicion, përderisa tek meshkujt gjërat janë shumë më të thjeshta.

Komento