Shkaktarët që vrasin dëshirën e çifteve për të pasur fëmijë

Shkaktarët që vrasin dëshirën e çifteve për të pasur fëmijë

Sipas gjinekologut Maksim Gjoni, parterët e shumtë seksualë, mosha e madhe për shtatzëninë e parë, stresi dhe stili i jetesës janë shkaktarët kryesorë

Dëshira për të pasur fëmijë nuk u mungon, por shumë partnerë nuk po munden ta realizojnë këtë dëshirë. Bëhet fjalë për infertilitetin, i cili po bëhet gjithnjë e më shumë problem në vendin tonë.

Gjinekologu dhe nëndrejtori i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Maksim Gjoni, shpjegoi faktorët që shkaktojnë infertilitetin dhe mundësitë për të realizuar dëshirën e partnerëve për të pasur fëmijë.
Çfarë është infertiliteti dhe sa është i përhapur?

Infertiliteti është pamundësia për të pasur një fëmijë pa ndihmë mjekësore, pra pamundësia që një femër të mbetet spontanisht shtatzënë. Infertiliteit i shtrirë në të gjitha vendet arrin në 30%, ose 1 e treta e çifteve që tentojnë një fëmijë nuk arrijnë të kenë fëmijë pa ndihmë mjekësore dhe duke qenë se këta i nënshtrohen fekondimit të asistuar, atëherë lindin në përgjithësi trinjakë, sepse embrioni që fusin në mitër është tre kështu balancohet numri i fëmijëve të lindur spontanisht me atë që lindnin me fekondim artificial.

Po në vendin tonë si paraqitet situata?

Në vendin tonë nuk është ndërmarrë ndonjë iniciativë serioze, veçanërisht në sektorin publik, drejt një ofrimi të këtij shërbimi me një staf mjekësor total shqiptar dhe gjë që është shumë e mundshme, sepse nuk mungon asgjë edhe si investim mund të realizohet.

Shërbimi publik është i mefshtë qoftë për ligjet, por sidomos për mungesën e iniciativës nga Ministria e Shëndetësisë apo edhe nga vetë spitali p.sh., ne mund ta kemi të mundshëm, por shërbimi privat e ka kaluar këtë problem.

Në vendin tonë ka afërsisht 10 klinika private që ofrojnë fekondim të asistuar. Thuajse në të gjitha këto klinika, ky shërbim ofrohet në bashkëpunim me mjekë shqiptarë dhe mjekë të huaj.

Cilët janë faktorët që shkaktojnë pamundësinë për shtatzëninë e femrës edhe kur partnerët e dëshirojnë?

Kontributi për infertilitetin fillon me dy faktorë kryesorë. Së pari, është tentativë në moshë të avancuar për fëmijën e parë dhe, së dyti, është numri i madh i partnerëve seksualë.

Sa më e vonë të jetë mosha për fillimin e shtatzënisë së parë aq më shumë ulen shanset për të pasur fëmijë, dhe në rastin e partnerëve të shumtë sa më shumë partnerë të ketë një femër ose dhe të ketë një partner, por ai të ketë shumë partnere, është njësoj e rrezikshme, pasi janë njësoj të ekspozuar ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme që ndikojnë në drejtim të infertilitetit.

Numri i partnerëve seksualë, sot në botë, është mesatarisht 20. Në këtë kontekst, infertiliteti rritet shumë dhe nga 10-12 % që ka qenë në vitet ’60-’70-të, ku njeriu ka qenë më i ngurtë në aktivitetin seksual, rritet mundësia e infertilitetit.

Faktor tjetër është ambienti dhe kushtet se si jeton popullsia p.sh., në popullsi dimë që ushqimet që hamë ne mbartin konservues artificialë dhe lëndë të cilat munden që në organizëm të shkaktojnë probleme.

Sa më shumë i largohemi jetës natyrale biologjike aq më shumë gëlltitim lëndë të dëmshme. Faktor tjetër, jo pak i rëndësishëm, është stresi, pasi nëse ka çifte që janë të integruar në interesa të tyre për biznes, karrierë, ka ndikime.

Ose mënyra e jetesës, kur njëri nga bashkëshortët ka udhëtime të gjata dhe i largohen marrëdhënieve seksuale në ditët e mundshme të fekondimit, atëherë ata humbasin gjithnjë e më shumë rastet për një shtatzëni. Mund të ketë edhe anomali të lindura që mund të ndikohen edhe nga trashëgimia. Shkak tjetër shumë serioz i infertilitetit është mungesa e informacionit mbi ditën më të mundshme për të ngelur shtatzënë.

Kur është kjo ditë e mundshme për të ngelur shtatzënë?

Po, ka një ditë të mundshme që është dita e 14-të pas ditës së parë menstruale. Sa më shumë i largohet marrëdhënia seksuale kësaj dite aq më shumë bie mundësia për të ngelur shtatzënë. Marrëdhëniet më të shpeshta se një herë në 2-3 ditë dhe më të rralla se një herë në 2-3 ditë ulin mundësinë e fekondimit. Nëse cikli menstrual është 30-ditor, tek disa femra i bie tek dita e 15 dita ideale për mbetur shtatzënë, nëse e kanë ciklin 28 ditë i bie dita e 14.

Cila është mosha ideale që një femër të ketë shtatzëninë e parë?

Kjo ka të bëjë me shtatzëninë e planifikuar, ku në vendin tonë kjo nuk ndodh shpesh. Shtatzëni e planifikuar është kur një çift bisedojnë dhe vendosin për të përzgjedhur kohën më të përshtatshme për të pasur një shtatzëni dhe kjo ka të bëjë me punën, biznesin që kanë, stresin, vendbanimin, karrierën profesionale. Por, ajo që ka ndodhë në perëndim dhe besoj se tek ne ka filluar të imitohet është kur u hodh si ide që fëmijët të planifikohen.

Perëndimi hodhi idenë që në fillim duhej të bënin karrierë, pastaj të lindin fëmijë, gjë që kjo nuk është e drejtë, pasi u rrit infertiliteti tashmë në perëndim, kjo ka filluar disi të korrigjohet. Mendoj se në diapazonin 20-25 vjet është periudha më e mirë për një femër për të lindur fëmijën e parë. Kjo varet edhe nga formimi që ka një individ.

One Comment

  1. TUNG JAM BARDHA NKA KOSVA JAM 26 VJEQARE DHE KA TRE VJET QE NUK NGELEM SHTATZANE KAM BER SHUM KONTROLLA SHUM ANALIZA UN DHE BURRI BURRI ESHT MIR ME SPERMOGRAM DHE SPERMOKULTUR SHUM NE RREGULL KAM BER PARA NJE VITI E GJYSM OPERACION HAPJEN EKANALAVE TE MITRES POR SKAM NGEL SHTATZANE KAM BER EHDE 3 HER INSEMINIM POR PA SUKSES DHE ME KAN THEN MJEKET SE VETEM ME IVF MUNDESH ME NGEL SHTATZANE DHE E PROVUAM PAS NJE TERAPIE NJE KOH TE GJAT BERA IVF DHE NGELA SHTATZANE POR NE JAVEN E 7 GATI NE TE 8 ABORTOVA ME ESHT LESHU GJAKDERDHJA DHE ME THAN SE ISHTE SHTATZANI PA FRYT SI ESHT EMUNDUR KJO DHE ME KAN THEN SE ESHT SHTATZANIA SHUM POSHT GJAT ATYRE DITVE QE KAM QEN SHTATZANE POR ME THAN TE PUSHOJ NJE KOH EME PASTAJ TE SHOHIM SPO DI QKA ME BA JU LUTEM ME NDIMONI NDIMONI ME TREGONI DIQKA MA KTHENI NJE EPRGJIGJJE JU PERSHENDES

Komento