Home » Shëndetësi » Shkaqet e semundjeve te veshkave

Shkaqet e semundjeve te veshkave

Kryesisht semundjet e veshkave jane akute (te menjehershme) dhe Kronike(te vazhdueshme).

Semundjet akute te veshkave nenkuptojne nje humbje te menjehershme ose te shpejte te funksionit pastrues te veshkave, pra veshkat behen te paafta te nxjerin nga trupi I njeriut lengjet e teperta dhe bashke me to edhe produkte te tjera te panevojshme me per organizmin, sic jane kriperat minerale, apo substance te tjera toksike te formuara gjate procesit jetesor te organizmit.

Shkaqet e semundjeve akute te veshkave jane te shumellojta ne te cilat perfshihen, infeksionet ne veshka, infeksionet ne gryke,apo pjese te tjera te trupit, djegiet e renda te trupit,humbja massive e lenjegjeve qe ndodh ne raste te diarreve te shpeshta, demtimet fizike, (goditjet ne zonen e veshkave),semundje te ashtuquajtura autoimmune,(ne te cilat prodhohen disa lende qe godasin dhe shkaterojne qelizat e veshkave) etj.

Simptomat—- mund te jene te vecanta ose te kombinuara

Urinim me ngjyre te kuqe,

Acarim mendor I shpejte, dhimbje koke, apati,

Ere karakteristike e frymes,

Mpirje te duarve,kembeve,lodhje e shpejte,

Renie e sasise se urines,

Enjtje ne kembe ose fytyre,

Humbje te oreksit, te perziera,

Rritje te presionit arterial,etj.

Ne keto raste eshte e domosdoshme paraqitja sa me e shpejte tek mjeku specialist, pasi faktori kohe ka nje rendesi vendimtare per mbarevajtjen e semundjes, dmth—sa me shpejt te vendoset diagnoza,aq me sukses do te kete mjekimi,gje qe ka rendesi vendimtare per jeten e pacientit,por edhe per ecurine e semundjes.

Me te prekshmit nga kjo semundje jane femijet,pleqte, personat qe bejne operacione (sa me I gjate operacioni,aq me shume mundesi ka qe pacienti te semuret me pamjaftueshmerine acute te veshkave).

SEMUNDJET KRONIKE TE VESHKAVE

Nenkuptojne nje humbje graduale te funksionit te veshkave,qe zakonisht zgjat me muaj dhe vite,me simptoma kryesisht te pakuptueshme per pacientin,apo me analiza pergjithesisht te demtuara ne menyre te paqarte dhe jospecifike per veshkat.Shpesh ndodh qe simptomat te cfaqen vetem atehere kur te dy veshkat e kane humbur funksionin e tyre ne rreth 9/10,pra ka mbetur ne funksion vetem 1/10 e kapacitetit funksinal te veshkave.

Shkaqet e semundjeve kronike te veshkave jane te shumta dhe perfshijne infeksionet kronike te veshkave(qe ne femijeri ose adoleshence) semundjet acute te veshkave, prania e gureve ne te dy veshkat, hypertensioni arterial per nje kohe te gjate,perdorimi I disa medikamenteve per kohe te gjate,semundje te tilla si Diabeti, semundje te zemres, operacionet ne te dy veshkat,semundjet autoimmune,(pergjitheisht ato reumatizmale) prania e kriperave te shtuara ne gjak,disa lloj semundjesh te lindura etj.

Simptomat me te shpeshta jane te kombinuara ose vec e vec

lodhje, mungese oreksi,te perziera,neveri ndaj ushqimeve,

renie e kapacitetit intelektual, acarim i shpejte nervor,

ngerce te kembeve dhe duarve sidomos naten, ,

zbehje e ngjyres se lekures (per shkak te anemise se theksuar qe kane keta

keta te semure)

cregullime te urinimit, (shpesh e nga pak,sidomos naten)

kruarje te trupit, ere e rende ureje nga goje(ne fazat e fundit)

Urinimi naten eshte nje nga shenjat e para te uljes se funksionit te veshkave, pra ato duhet te punojne edhe naten qe te plotesojne detyrat qe nuk i kane kryer dot gjate dites per shkak te lodhjes se tyre. Semundjet kronike te veshkave mund te shkojen deri ne statin e fundit ,kur nuk arrijne dot me te eliminojne sasite e mbaturinave toksike qe prodhon organizmi dhe atehere eshte e nevojshme qe pacienti te filloje te perdore aparate artificiale qe kryejne funksionin e veshkave(dialize) ose ne rastin me te mire behet transplant i veshkes, qe do te thote marja e nje veshke genetikisht te ngjashme nga nje person tjeter dhe i vendoset pacientit ne fjale.

Ne pergjithesi eshte e mundur qe nje diagnostikim i shpejte, ne kohe,ne fillimet e pamjaftueshmerise se veshkave, te beje te mundur eliminimin e shkakut te semundjes, ose te mbajtes ne kontroll te semundjes se veshkave dhe keshtu shtyhet mjaft gjate perfundimi ne fazen e fundit te semundjes kur do te kerkohet perdorimi i dializes ose transplantit.

Eshte vendimtare kontrolli periodik dhe i sakte i ketyre pacienteve nga mjeku specialist nefrolog.

PYELONEFRITI (infeksioni i veshkave)

Pyelonefriti eshte nje infeksion i veshkave dhe ose i kanaleve te urines.

Pyelonefriti eshte mjaft i shpeshte ne rastet e cregullimeve te lindura ose te fituara te kanaleve urinare, ne rastet kur nje pjese e urines nuk derdhet e gjitha ne rugen natyrale por kthehet perseri ne veshke si rezultat i anomalive te lindura ose demtimeve te kanaleve urinare ose valvulave te moskthimit.(keto lloj anomalish cfaqen qe ne mosha te hershme pediatrike,por edhe me vone me kalimin e viteve behen me te dukshme per pacientin dhe mjekun)

Pyelonefriti mund te preke njeren veshke ose te dyja se bashku.

Pyelonefriti mund te jejete Acut (i menjehershem) ose Kronik ( i ngadalshem dhe i vazhdueshem)

Pyelonefriti nuk duhet te ngaterohet me infeksionet e Vezikes urinare te cilat jane infeksione vetem te vezikes,nuk kane perfshire veshkat apo kanalet e urinimit, dhe jane mjaft me te shpeshta (infeksionet e vezikes) se sa pyelonefritet. Por duhet theksuar se infeksionet e vezikes urinare ,sidomos kur jane te perseritura dhe te pamjekuara mire, jane nje shkak i mire dhe i mjaftueshem qe infeksioni te ngjitet lart nepermjet kanaleve urinare apo me ane te gjakut dhe te perqendrohet ne veshka,duke shkaktuar ne kete menyre infeksionet e veshkave(pyelonefritet)

Shkaqet qe favorizojne cfajen e pyelonefriteve jane:

Rikthimi i urines nga kanalet urinare ne veshke( kryesisht per shkak te anomalive te lindura te kanaleve dhe valvulave te tyre)

Guret e veshkave

Bllokimi kronik i plote ose i pjesshem i kanale vurinare ose njerit prej tyre

Etj.

Symptomat (shenjat)

Dhimbje mesi ose ne zonen e veshkave(poshte brinjeve)

Temperature me ethe

Dhimbje te forta barku(rralle)

Temperature e larte ose subfebrile (qe vazhdon me shume se 2 dite)

Lodhje e pergjithshme

Ndryshime mendore kryesisht konfuzion

Probleme Urinare—gjak ne urine

Urine jo e kthjellet, e erret,

ere e rende e urines

Urinim i shpeshte,ne sasi te paket

Urinim edhe naten (nderkohe qe normalisht njeriu nuk ka

nevoje te urinoje naten)

Urinim me dhimbje ose djegie

Ne keto raste eshte mjaft e nevojshme qe pacienti te drejtohet menjehere tek mjeku i pergjithshem ose me mire tek mjeku specialist,pasi diagnostikimi i sakte dhe i shpejte i semundjes shtojne shume shanset qe mjekimi te jete korrekt dhe per pasoje te shmanget kronicizimi i semundjes ,gje qe eshte mjaft e veshtire dhe e kushteashme per tu mjekuar.

Eshte i njohur fakti qe shpesh keto infeksione urinare kane tendencen te vetesherohen ne dukje te pare pa marre mjekime specifike ,dhe pacienti mendon se kaloi nje gjendje te lehte dhe me pak mjekim (lengje,cpirofloxacine,ilace kunder temperatures etj) e kaloi semundjen. Kjo pergjithesisht nuk eshte e vertete, pasi thjasht jane zhdukur disa simptoma,por ne realitet kane mbetur mjaft demtime apo infeksione te fshehura ne sistemin urinar te cilat gradualisht e dobesojne mjaft rezistencen e aparatit urinar duke e bere ate shume te ndjeshem ndaj infeksioneve te ardheshme te cilat gjithmone e me teper do te demtojne me shume organet urinare duke cuar ne demtimet kronike aq problematike.

STADI I FUNDIT I SEMUNDJEVE TE VESHKAVE

Disa semundje akute te veshkave dhe shume nga semundjet kronike te tyre, ne fund te fundit shkaktojne nje humdje te funksionit te veshkave,humbje e cila mund te jete e pjeseshme ose e plote,gje qe nenkupton paaftesine e veshkave per te kryer detyrat e saj qe jane eliminimi i mbetjeve te padobishme dhe toksike qe prodhohen nga organizmi yne,eliminimin e lengjeve te teperta te organizmit dhe stabilizimin apo eliminimin e kriperave minerale .acideve etj.

Humbja e funksioneve te veshakve (eshte kusht qe duhen te jene te semura te dy veshkat) shpesh vjen ne menyre graduale (rralle te menjehershme),dhe eshte e vazhdueshme deri sa arrin nje moment kur humbja e funksioneve eshte e tillle qe mund te quhet e plote ose aq e paket (me pak se 10% e funksionit) sa organizmi i njeriut eshte e pamundur qe te jetoje me dhe ka nevoje per perdorimin e Veshkes artitificiale qe ndryshe quhet edhe Dialize, ose ne rastin me te mire behet transplant i veshkes kur ky eshte i mundur.

Duhet patur parasysh se nje pacient mund te vuaje prej 10-20 vjetesh nga pamajftueshmeria e veshkave perpara se te perfundoje ne stadin e fundit –pra ne humbje te parikthyeshme,totale te funksionit te veshkave dhe per pasoje behet e nevojshme dializa ose transplanti.

Nje nga shkaqet me madhore per stadin e fundit te feshkave ,eshte semundja e diabetit ,e cila pothuaj ne menyre te pashmageshme e con pacientin ne demtimet perfundimtare te veshkave.

Duke ditur faktin qe demtimi perfundimtar i veshkave kerkon kohe dhe vite aq me e kuptueshme behen edhe rekomandimet e mjekeve per kujdes te hershem dhe te vazhdueshem per veshkat, pasi eshte krejt e mundur qe ne shume raste te shtyhet sa me shume. Me nje kujdes disi te vecante dhe kontrolle periodike, demtimi final i vashkave, ne mos te parandalohet perfundimisht.

SIMPTOMAT

Renie e vigjilences—qe nenkupton:

pergjumesi,confuzion mendor,cfaqje te vegimeve te ndryshme dhe ose koma(kur pacienti humbet vetedijen per nje kohe te gjate,dhe funksionojne vetem organet jetesore si zemra,metabolizmi etj)

Renie e ndjeshmerise ne duar ose zona te tjera te organizmit,

Renie e sasise se urines

Shpesh hemoragji te lehta pa shkak te dukshem

Lodhje e vazhduashme

Lemze

Dhimbje koke

Theksim i pigmentimit te disa zonave te lekures, dhe zbehje e ngjyres se saj ne zona te tjera

Kruarje e pergjithshme e trupit

Te vjella edhe me gjak

Ngerce muskulare sidomos ne kembe dhe duar gjate nates apo diten

Te perziera ose te vjella

Nderprerje e prodhimit te urines

Konvulsione

Humbje pa shkaka te dukshem dhe e vazhdueshme ne peshe

Mjekimi i vetem per pamjaftueshmerine perfundimtare te veshkave konsiston ne perdorimin e dializes ose transplantit te veshkave kur ky eshte i mundur.

Pacineti duhet te pergatitet per futjen ne procedurat e dializes ,shume kohe perpara se kjo te behet absolutisht e nevojshme. Parapergatitja ,nenkupton ne radhe te pare arsimimin e pacientit mbi faktin ce cfare eshte dializa, si behet ajo, cfare regjimi i jetes ndiqet nga pacienti kur ai ben dialize, cfare diete,mjekimet, institucionet qe bejne dialize prane vendbanimit te tij, pergatitja kirurgjikale e venave te krahut qe do te sherbejne si vend per futjen e gjilperave te dializes si dhe mjaft probleme te tjera psikologjike,te cilat behen me ndihmen e mjekut specialist ose te stafit te tij te pergatitur per mbeshtetje psikologjike ndaj pacientit si dhe me literature perkatese.

GURET E VESHKAVE

Guret e veshkave, formohen kryesisht ne veshka dhe me pas levizin ne drejtim te rjedhjes se urines, pra ne kanalet e veshkave dhe me pas ne veziken urinare derisa dalin nepermjet kanalit te jashtem urinar.

Guret e veshkave formohen nga kristalet e shumta qe prodhohen ne organizem dhe dalin ne perberje te urines, por ne pamundesi per tu eliminuar te gjithe ne nje kohe te caktuar ,kristalet ngjiten me njeri tjetrin dhe per pasoje formojne gure ne permasa te ndryshme,dhe me permbajtje te ndryshme kristalesh.

Sasite e teperta te kristaleve formohen kryesisht ne njerez qe jane te dehidratuar,dmth qe kane mungese lengjesh ne organizem ne krahasimme nevojat qe ka trupi. Dehidratimi eshte nje fenomen i shpeshte ne vende te tilla si Shqiperia , me temperatura relativisht te larta ne shumicen e vitit, dhe me zakone jo te shendetshme persa i perket perdorimit te lengjeve te shtuara ne aktivitetin tone te perditshem.(ne shqiptaret ,perdorim pak lengje ne krahasim me temperaturat qe kemi ne vendin tone)

Perberist kryesore te gureve ne veshka jane Kalciumi oksalata,carbonate cystine etj,.Rralle gjenden gure me permbajtje te paster te 1 lloj kristali, zakonisht guret jane perbere nga kombinime te dy ose me shume kristaleve,te siperpermendura. Zakonisht ne qender te cdo guri ka mjaft mikrobe qe sherbejne edhe si zanafille e prodhimit te gureve,dhe kjo eshte me e shprehur tek femrat me infeksione te perseritura urinare.

Prodhimi i gureve eshte i favorizuar edhe nga disa semundje te zorreve, gjendres tiroide, paratiroide ,semundje te acidifikimit te urines, infeksione te zgjatura urinare,semundje te metabolizmit, por ka edhe disa tipare trasheguese ,familjare ne disa raste.

Prania e gurit ne sistemin urinar,zakonisht eshte e heshtur, dhe dallohet ne nje ekzaminim te rastit me EKO ,ose kur fillojne simptomat e pranise se tij.

Qe te cfaqen simptomat e pranise se gurit ne sistemin urinar,ne shumicen e rastev, eshte e nevojshme qe me pare ,guri te dale nga veshka dhe te shkoje ne kanalin e urines. Ne kete moment ,veshka prodhon urine,por ajo nuk ka nga te rrjedhe dhe per pasoje veshka fryhet ne brendesine e vet,duke u zmadhuar dhe tensionur. Pikerisht ne kete moment fillojne edhe dhimbjet aq karakteristike te veshkes, qe zakonisht jane nga njera veshke,,,,shume te forta,te menjehershme dhe pacienti nuk gjen dot asnje pozicion te pershtatshem per te qetesuar dhimbjen(ndryshe nga shume dhimbje te tjera te mesit, kur ka nje pozicion te caktuar te trupit ne te cilin pacientit mund ti lehtesohen dhimbjet)

Nderkohe pacienti mund te kete edhe te perziera, te vjella,(gje qe e veshtireson diagnozen e menjehershme),veshtiresi te urinimit(gje qe tregon se guri eshte disi afer rruges se daljes)urinim me gjak,ethe etj.

Guret cfaqen me shume ne mosha aktive midis 20 dhe 30 vj.Ne shumicen e rasteve prodhimi i gureve ka tendence qe te perseritet,gje qe e ben te detyrueshme kontrollin dhe kujdesin periodik te veshkave edhe pasi ka dale guri. Keta paciente ,duhet te jene vazhdimisht vigjilente per gjendjen e veshkave te tyre pasi ka shume mundesi qe guri te perseritet,(dhe ai perseritet ne heshtje, dhe shpesh,mjaft shpejt).

Zakonisht guret e veshkave dalin vete ose/dhe me ndihmen e disa medikamenteve dhe mjekimeve alternative(bimore, banja te ngrohta, aktivitet fizik etj),ne varesi te madhesise se gurit, gjendjes se veshkes(sa e shendetshme eshte ajo,ne menyre qe te ushtroje presion mbi gurin e formuar etj),por nje pjese jo e vogel e gureve kane nevoje per nderhyrje instrumentale me qellim qe te nxiren nga organizmi. Ndermjet instrumentave me te perdorur ,sot eshte goditja e tyre me ane te ultratingujve me frekuence te larte gje qe ben te mundur thermimin e tyre dhe per pasoje eliminimin ne ruge natyrale nga kanali i urines.Gjithashtu perdoren edhe metoda te tjera me futjen e paisjeve te ndryshme nepremjet kanaleve te urines,vezikes urinare deri ne vendndodhjen e gurit, ose dhe me tej, perdoren operacione te hapura te veshkes ose kanalit te urines. Te gjitha keto metoda zgjidhen dhe aplikohen nga mjeku specialist urolog ne varesi te shume faktoreve speciale te vlresueshem vetem nga mjeku Urolog.

Ashtu sic e theksuam edhe me siper ,eshte mjaft vendimtare qe keta njerez qe kane gure ne veshka edhe pasi i kane nxjere ato, duhet detyrimisht te fillojne nje regjim te kujdesshem jete ne drejtim te marjes se mjaftueshme te lengjeve, kontrolleve te imta te sistemit urinar per te gjetur ndonje shkak te mundeshem per krijimin e gurit, (anomali urologjike qe pengojne rrjedhjen normale te urines neper kanale),eliminimi e cdo lloj infeksioni ne ruget urinare si dhe nje diete te pershtatshme sipas natyres minerale te gurit qe kane nxjere.(te cilit eshte mire ti behet nje analize laboratorike e posacme ,per perberjen e tij).

INFEKSIONET UROGENITALE

(TE ORGANEVE TE LEGENIT)

Pothuaj ne menyre te perhershme infeksinet e organeve te fundit te barkut(mitra, tubat, vezoret—tek femrat,dhe prostata tek meshkujt) komplikohen me infeksione te urines dhe me simptoma te theksuara urinare mjaft invalidizuese per te dy sekset. Per kete arsye eshte mire qe ti hedhim nje veshtrim te shkurter infeksioneve te organeve te poshtme Urogenitale ne lidhje me njera tjetren.

Eshte mjaft e zakonshme tek femrat infeksioni i Vagines, mitres,tubave dhe vezoreve me mikrobe qe transmentohen kryesisht ne menyre seksuale. (chlamydia,tricomonas,gonore,mykoplazma, stafilokok,streptokok,etj)

Keto lloj infeksionesh transmetohen ne ruge seksuale nga partneri,ose partneret, nga menyrat dhe zakonet e ndryshme seksuale qe jane te perhapura sot(oral,analetj disa partnere njekohesisht, perdorimi i difragmave ose spiraleve per nje kohe te gjate, abortet) ,si dhe anomali te tjera te sitemit genital tek femrat.

Karakteristike kryesore e ketyre infeksioneve jane dhimbjet e mesit ose te fundit te barkut, sekrecione vaginale te shtuara me ngjyre te ndryshme (verdhe,jeshile, si gjize etj) me arome kryesisht jo te kendeshme(peshk etj) qe e detyrojne femren te nderohet me shpesh,dhimbje te shtuara gjet periudhes para dhe menstruale, hemoragji menstruale te shuar, ose hemoragji edhe ne mes te ciklit, dhimbje gjate kontakteve seksuale, etj.

Aktualisht keto semundje jane mjaft te zhvilluar dhe mjaft te rezikshme ne femrat e moshes se adoleshences, (para20vjec)edhe per vete faktin se shpeshehere femrat,pak te arsimuara ne kete drejtim,, nuk e kuptojne se kane nje anomali ne sekrecionet ose dhimbjet e tyre, ose ju vjen turp te ankohen dhe te paraqiten tek mjeku thjesht per keto probleme, etj.Zakonisht keto femra paraqiten tek mjeku i veshkave per cregullimet urinare qe kane (qe jane te pashmangeshme sic e theksuam me lart)ose per dhimbje te veshkave ,duke menduar se dhimbjet e mesit kane lidhje me semundje te veshkave.

Eshte mjaft e rendesishme per nje mjek Nefrolog qe te beje menjehere dallimin e shkaqeve te ankesave te femrave, per arsye te aparatit urinar apo genital dhe me insistim duhet te orientoje pacienten femer qe te trajtohet ne menyre specifike per problemet genitale, pasi edhe infeksionet urinare nuk do te sherohen lehte dhe do te lene pasojat e tyre te mevoneshme qe u trajtuan me siper, por edhe ne drejtim te pjellshmerise, se femres, kozmetikes se saj, invalidizimit te saj nga dhimbjet kronike te fundit te barkut dhe uljen ne mase te konsiderueshme te cilesise se jetes femerore dhe detyrave te saj si nene e ardhshme.

Me mjekimet qe ekzistojne sot eshte mjaft e lehte qe keto infeksione te organeve te fundit te barkut te sherohen qe ne fillimet e tyre dhe per pasoje femra do te kete nje jete e shendetshme seksuale femerore.

SEMUNDJET URO- GENITALE MASHKULLORE

Konsistojne kryesisht ne infeksionet/irritimet e kanalit te urines ,i cili del nga vezika urinare,kalon mespermes gjendres se prostates dhe del ne penis., Nqs kanali i urines infektohet apo irritohet ,eshte e pamundur qe te mos irritohet apo infektohet edhe gjendra e prostates. Prostata eshte nje gjender te cilen e kane vetem meshkujt me madhesine e nje arre te vogel 15-25 grame,e perbere nga dy pjese ose lobe sic quhen ne mjekesi,, e cila rritet me ritjen e moshes se mashkullit, dhe behet e rendesishme qe ne fillimet e adoleshences. Prostat sherben per prodhimin e lengjve qe hollojne spermen e cila prodhohet ne testikuj, dhe kalon nepermjet kanaleve ne gjendren e prostates dhe me pas derdhet ne kanalin e urines nga ku del ne ambientin e jashtem gjate orgazmes se mashkullit. Pra sperma pershkon te njejten rruge ne kanalin e urines(ne nje pjese te tij) ashtu si edhe urina, dhe ne kete menyre mjaft semundje te kanalit apo te urines ndikojne ne semundje te prostates apo anasjelltas.

Kanali i urines dhe per pasoje edhe prostata infektohen nga mikrobet seksualisht te transmetueshme qe merren nga partneret femra, por ne shumicen e rasteve keto infeksione vetekufizohen tek mashkulli, nderkohe qe prostata eashte e irrituar dhe problematike ne nje mase te konsiderueshme meshkujsh,seksualisht aktive aq sa thuhet se eshte e perafert me sasine e femrave qe vuajne me infeksione genitale.Ne kete menyre sot ajo eshte nje problem socil edhe per meshkujt e moshave te reja(20-50vjec).

Shkae te tjera te irritimit te prostates jane edhe puna fizike e rende,ose sporte te renda qe shoqerohen me shume djerse dhe mos pirjen e lingjeve ne sasi te mjaftueshme,(sidomos kur keto sforcime fizike fillohen ne moshe te njome—adoleshence). Mungesa kronike e lenjgjeve ,mesa duket,krahas demtimeve ne organet e tjera ben qe edhe ne prostate te bjere rezistenca lokale dhe per pasoje,mikrobe qe ne raste normale do te ishin te pademshem ,tani kthehen ne mikrobe te demshem duke dhene irritime te prostates dhe me vone edhe kalcifikime te saj.Mendohet se ne qender te kalcifikimeve(gureve) ndodhen sasi te medha mikrobesh,te cilat shperthejne herepasehre, duke e mbajtur ne gjendje alarmi indin delikat te prostates.

Gjithashtu,shkaqe per irritimin e prostates jane edhe difektet e lindura apo te fituara persa i perket ngushtimit te kanalit te urines (e lindur ose e fituar nga perdorimi i katetereve urinare ne nje operacion, ose goditjet nga poshte ose nga shala e bicikletes ne adoleshence,ose nga infeksionet e testeve apo lekures se kokes se penisit ne femijeri)

Ne shumicen e rasteve ,nuk gjendet nje mikrob i vecante ne analizat e sekrecioneve mashkullore, dhe kjo con ne idene se irritimet e prostates ne shumicen e rasteve jane me origjine jo bacteriale(ose ndoshta vetem ne fillimet e tyre ,kane origjine bacteriale)

Simptomat e irritimit te prostates shpesh jane te menjehershme por ne shumicen e rasteve jane te ngadalshme, graduale,dhe mashkulli mesohet me simptomat,duke shtyre keshtu per shume kohe derisa te paraqitet tek mjeku perkates..

Simptomat jane te disa llojeve, ose jane bashke ose te vecuara,ose ne periudha te ndryshme cfaqen simptoma te ndryshme, periodike ose jo,qe mund te lidhen me motin, stresin psiqik apo fizik, aktivitetin seksual, pije apo ushqime te ndryshme.Pra shenjat e acarimit te prostates kane nje variacion shume te madh tek meshkuj te ndryshem , ne mosha te ndryshme,.Zakonisht semundjet e prostates jane menduar si semundje te meshkujve te moshuar dhe deri diku eshte e pashmangshme qe nje mashkull i moshuar te mos kete probleme me prostaten, pasi dihet qe organi i prostates zhvillon nje zmadhim te detyrueshem me kalimin e moshes, qe ka edhe shenjat e veta specifike,por kjo nuk do te thote se edhe meshkujt e rinj seksualisht aktive nuk preken nga semundje te prostates qe nuk kane lidhje me zmadhimin e saj por me irritimin e saj.Keto semudje ,quhen Prostatite kronike apo edhe akute.

SIMPTOMAT

Jane te ndryshme, ne disa raste ka vetem 1 simptom ,ne disa raste te tjera ka kombinim simptomash dhe ne kushte te ndryshme predominon here nje imptom here nje tjeter.

Urinare

Zaknosht semundja e irritimit te prostates ose me sakte e Uretroprostatitit, fillon me nje simptom ,qe pergjithesisht eshte dejgie e urines,qe e detyron te semurin te shkoje te urinoje me qellim lehtesimin e djegies, por ajo (djegia)rifillon perseri pas pak kohesh. Ose pacienti fillon te ngrihet naten per te urinuar,qofte edhe 1 here, ose e fillon urinimin me veshtiresi, ose bie presioni i curgut te urines,pra nuk e hedh dot larg urinen, ose duhet te perdore presen e muskulatures se barkut me qellim qe te arrije presionin e kenaqeshem te urinimit.

Ka raste kur pas urinimit,i semuri nuk ndjehet i zbrazur nga urina por ka ndjenjen sikur ka mbetur nje sasi urine perseri pa u derdhur,ne raste te tjera ,pacienti ka nevoje te urinoje menjehere pasi pi nje kafe, koka kola,red bull,birre, alkol apo kur ftohet koha ose kur lan duart,shpesh ,ne lokal me shoket ,detyrohet te shkoje ne banje me shume here se shoket e tij te tavolines,duke konsumuar te njejtat pije. (ka edhe persona, me profesione si shofer,stomatologe avokate etj,qe nuk kryejne dot zanatin e tyre pasi vazhdimisht duhet te shkojne ne tualet,cdo 10-30 minuta,gje qe e ben te pamundur perqendrimin ne pune ,po ashtu edhe ngritjet e shpeshta naten per te urinuar, e ulin mjaft fuqine psiqike te mashkullit,dhe per pasoje dhe aftesine e tij per pune…..Pasoja—irritim i vazhdueshem psiqik,depresion….

Sperma

Ne faza te mevoneshme,mundet te fillojne edhe shenjat e irritimit te derdhjes se spermes ,qe zakonisht fillojne me djegie ose dhimbje gjate derdhjes se spermes, ndjenjen e moskenaqesise maksimale qe te jep orgazma (duket sikur prishen para kohe,ose sperma nuk dha ndjenjen e zakonshme te kenaqesise). Fillimisht keto simptoma jane te ralla dhe me raste te percaktuara, por me pas behen te shpeshta dhe konstante.Ka raste kur ngjyra e spermes behet e verdhe(infeksion i sigurt) ose e kuqe(gjak ne sperme)

Ne raste te tjera bie presioni i derdhjes se spermes,bie sasia e spermes,dhe me vone bie edhe forca e ereksionit , duke shkaktuar mjaft probleme psikologjike,pasi mashkulli nuk ndjehet me i kenaqur me aktin seksual dhe fajeson potencen e tij (gje qe realisht nuk eshte e vertete).Prania e infeksionit ne sperme shkakton edhe ulje te konsiderueshme te fuqise mashkullore (spermatozoideve),persa i perket pjellshmerise se ketyre personave.(shpesh,keta meshkuj kane veshtiresi ne lenien me barre te partnereve te tyre,pa e ditur as ata vete dhe nderkohe grate vazhdojne analizat dhe ekzaminimet,pa rezultat ???)

Dhimbjet

Karakteristike per keta meshkuj jane dhimbjet e mesit,te cilat fillimisht nuk jane gjate gjithe dites,apo vitit, por me pas behen te vazhdueshme dhe shpesh here keta meshkuj vizitohen per semundje te shtylles kurizore, reumatizem etj por pa rezultat.Ne shumicen e rasteve keta paciente kane edhe shenja urinare apo te spermes qe nuk i vene re ose nuk i thone per shkak te drojtjes nga mjeku, familjaret, apo se nuk i kuptojne. Eshte detyre e mjekut ekzaminues qe ta pyese pacientin per shenjat urinare me imtesi dhe pergjithesisht do te zbulohen simptoma te mjaftueshme qe te cojne ne diagnozen e prostatitit

Dhimbjet e fundit te barkut, edhe keto jane karakteristike per keta te semure dhe pergjithesisht tregojne per nje faze te avancuar te semundjes,.Keto dhimbje mund te jene ne te gjithe fundin e barkut, ne mes, ose te perqendruara ne njeren ane te rrezes se kofshes, prane testit perkates,(gje qe tregon per prekje te qeses se spermes se kesaj ane),djathas apo majtas. Gjithashtu shpesh keta paciente kane ndjenjen e mpirjes se lekures perreth organeve genitale ,duke dhene pershtypjen se i kane mbathjet te ngushta, mund te kene dhimdje ne zonen midis penisit dhe anusit, dhimbje ose djegie ne maje te penisit,nxirje te kokes se penisit ose kanalit brenda tij

Shpeshhere keto dhimbje dhe shqetesime behen me te forta tek meshkujt qe rine ulur per nje kohe te gjate ne zyre apo vende te tjera dhe pasi ata bejne disa ushtrime fizike ,,lehtesohen( kjo tregon per perfshirjen ne semundje te muskujve te fundit te barkut,ne brendesi te tij,ata muskujqe mbajne veziken urinare dhe organet e tjera ne brendesi te legenit)

Psikologjike

Meshkujt me irritim kronik te prostates (prostatit kronik) kane edhe nje profil te caktuar psikologjik, qe instalohet gradualisht sa behet i pakuptueshem edhe per vete pacientin. Shqetesimi kronik, alarmi kronik i fundit te barkut, urines, mesit, etj e bejne pacientin mjaft te iritueshem, duke ulur rendimentin e tij ne pune dhe familje, sodomos kur pacienti ka bere disa vizita ,analiza,mjekime dhe nuk shikon ndonje rezultat te qendrueshem, kjo e dergon ate ne gjendje depresive mjaft te renda , sa shpeshhere kerkojne me insistim perdorimin e opreacioneve, vetem e vetem qe te shpetojne nga vuajtjet e vazhdueshme.

Ne literaturen mjeksore ,shepeshhere ,pacientet me prosatit kronik krahasohen me pacientet e semure me infarkt te zemrse, persa i perket uljes se cilesise e jetes. Shpenzimi i kohes, parave, pa rezultatet eshte nje faktor me rendesi ne depresioni e ketyre pacienteve.Gjithashtu ata nuk mund te ankohen lirshem tek shoket apo familja pasi kane droje per invaliditetin e tyre qe sidomos ne Shqiperi shikohet me mjaft sarkazem, sikur eshte prekur aftesia e tyre burrerore,apo nga fakti qe publiku eshte i mesuar qe semundjet e prostates cfaqen ne pleqeri,pra keta meshkuj te rinj na qenkan plakur para kohe.Ne kete aspekt keta paciente,jane pothuajse vetem ne vuajtjen e tyre, dhe i vetmi shok ku mund te shprehen disi hapur eshte mjeku specialist,qe edhe keta jane mjaft te paket ne numer, qofte ne vendet e tjera qofte ne Shqiperi.Eshte kjo arsyeja qe kane lindur mjaft faqe interneti me shoqata te pacienteve te semure me prostate,ku ata shkembejne pervojat dhe keshillat me njeri tjetrin. (kete qellim ka edhe kjo faqe interneti qe ju pa shfrytezoni tani)

Ne paranteze dua te them se pacientet qe vuajne me irritime kronike uretroprostatike, mund te diagnostikohen dhe mjekohen mire.Sot ka nje mori mjetesh dhe medikamentesh per tu ardhur ne ndihme ketyre pacienteve.

ANALIZAT ME TE ZAKONSHME NE semundjet e veshkave

Analiza e pare dhe me perdorshme eshte analiza e urines, me ane te se ciles zbulojme mjaft elemente te semundjve te aparatit urinar por edhe te organeve te tjera, zbulojme infeksiont urinare, gjakun ne urine, pranine ose dyshimin per gure ne aparatin urinar, zbulojme diabetin, anemine,semudje te melcise,gjendje te renduar nga temperatura,apo sforcimet fizike etj. Pra nje analize urine e interpetuar me mjeshteri nga mjeku specialist,eshte nje dritare mjaft e gjere per te gjykuar mbi shume aspekte te organizmit,dhe e orienton mjaft drejte mjekun per te kerkuar analiza te tjera plotesuese, pa harxhuar kohe dhe para te teprta nga pacienti.

Duhet theksuar me force, se tek meshkujt e semure apo te infektuar, nje analize e zakonshme urine mund te jete krejt e paster, dhe per pasoje mjeku nuk mendon se pacienti ka semundje urogenitale,duke e corientuar edhe pacientin i cili megjithese analiza e urines eshte e paster,,ka mjaft ankesa urogenitale.(qe ketu fillon depresioni psiqik).

Ne keto raste eshte patjeter e nevojshme qe tek keta meshkuj te meret nje analize urine pasi te jete kryer nje masazh i lehte i prostates, me qellim qe nje pjese e sekrecioneve te prostates te dalin ne kanalin e urines, aty do te gjenden ne shumicen e rasteve shenjat e nevojshme te infeksionit,qofte leukocite, mikrobe apo eritrocite etj.Ky eshte nje vertetim i plote qe keta meshkuj kane nje semundje organike dhe jo vetem se ju duket sikur jane te semure. (kjo analize eshte shume pak e perdorshme ne shqiperi, dhe perdoret ne klinika teper te specializura dhe ne raste te ralla ,kryesisht ne rastet e sterilitetit mashkullor, si edhe nga fakti qe pacientet e oshave te reja ,cfaqin mjaft rezistenece qe te pranojne qe mjeku tu beje masazh te prostates nga zora e trashe, per aesye te mentalitetit mashkullor,te ngacmimit nga nje tjeter i anusit)

Analize tjeter e perdorur gjeresisht eshte edhe Urokultura, qe sherben per percaktimin e mikrobit shkaktar per infeksioni, si percaktimin e antibiotikut me efikas per luftimin e tij. Nje urokulture e ,mire, kursen kohe, para, vuajtje, dhe siguron sherim me te shpejte dhe efikas.

Ekzaminimi me ne mode dhe me i perdorshem sot, bile edhe para analizes se urines(gje qe eshte mjaft e gabuar) eshte ekzaminimi me EKO i veshkave,apo pjeseve te tjera te sitemit urinar.

Me ane te EKO s ne shikojme formen ,madhesine, elementet e struktures se aparatit urinar,pranine e gureve,qeseve, tumoreve, bllokime te veshkave etj. Te gjitha keto ndihmojne ne menyre te pakrahasueshme ne percaktimin e nje diagnoze te sakte te semundjeve urinare (shpesh,, Eko, quhet edhe stetoskopi apo gishtat manjetike te mjekut specialist).Eshte ekzaminim i pademshem, i shpejte dhe komod. Jep te dhena te pazevendesueshme per disa lloj semundjesh,per diagnozen e tyre por edhe per efektshmerine e mjekimt

Akoma mjaft i perhapur eshte edhe ekzaminimi i veshkave me ane te radiografise me kontrast (Pyelografi intravenoze),ne te cilen injektohet kontrast ne nje vene te caktuar, dhe me pas me ane te disa radiografive te bere me intrvale kohere te percaktuara,studiohet se si veshka e eliminon kontrastin ,ne cfare sasie, shpejtesie ejt ,duke na dhene mjaft te dhena te pacmueshme mbi funksionin eveshkave, kanaleve etj.(kushton, do kohe,ambiente speciale).

Ne raste te vecanta mund te perdoret edhe skaneri apo rezonanca manjetike .(te shtrenjta por mjaft efikase)

Ekzaminimet e gjakut jane te pazevendesueshem persa i perket semundjeve akute dhe kronike te veshkave,qofte ose jo infektive. Me ane te tyre, veshka na flet, tregon dobesite e saj,dhe kuptojme mjaft mire si funksionon ajo ne nje moment te dhene.,si reagon ndaj mjekimeve etj. Ne shume semundje te sistemit ureinar analizat e gjakut jane vendimtare per diagnoze dhe ecuri te semundjes. Ne disa semundje (pamjafturshmeria acute apo krinike e veshkave), behen shume shpesh(me rezik per anemizimin e metejshem),por jane mjaft te domosdoshme per te percaktuar menyrat e mjekimit,te cilat ne disa semundje te renda duhen nderuar edhe cdo 6 apo 12 ore.

Analizat me te zakonshme te gjakut emretohen si:

Gjaku komplet,azotemia,kreatinemia, elektrolitet,acidet, provat e melcise, sheqeri ne gjak,proteinat ne gjak,,yndyrnat,mikrobet ne gjak, psa,etj.

Rezultatet e ketyre analizave,jane vendimtare ne percaktimin e diagnozes,dhe ecurise se metejshme te semundjes.

Mjekimet me te perdorshme ne semundjet e veshkave jane,

antibiotiket (qe mund te perdoren edhe per kohe mjaft te gjate ne disa semundje),serumet me permbajtje te ndryshme kriperash minerale, medikamentet qe shtojne prodhimin e urines (diuretiket),medikamentet me permbajtje sode,nderhyrje te ndryshme kirurgjikale ne raste e korigjimit te difekteve anatomike te sistemit urinar apo te gureve ne kete sistem apo te zmadhimit dhe kancerit te prostates ose vezikes urinare,etj.

Ne semundje te renda te veshkave(pamjaftueshmerine e rende, perfundimtare ) pacientet vuajne kryesisht nga nje anemi e theksuar, qe eshte pergjejgjese per shume nga simptomat qe kane te semuret. Ne keto raste ,te anemise se rende ,perdoren me mjaft sukses, nje hormon i cili prodhohet nga veshka(por qe nuk arrin te prodhohet dot ,kur veshkat jane semure mjaft rende) qe quhet Eritropoetine, e cila ben te mundur qe te shtohet prodhimi i gjakut ne organizem dhe per pasoje pacientet ndihen mjaft mire , sa shpesh kujtojne se jane sheruar nga veshkat, gje qe nuk eshte e vertete,pasi ky hormon (eritropoetina) regullon vetem aspektin e anemise por jo semundjet baze nga te cilat eshte semure veshka. Prandaj e vlen te theksohet qe pavaresisht gjendjes se mire qe mund te ndiejne keta pacient,gjate perdorimit te eritropoetines, ata akoma jane te semure dhe vazhdimisht duhet te jene nen kontrollin e mjekut specialist. Ky medikament eshte majft i shtrenjte dhe per kete arsye riimbursohet plotesisht nga sigurimet shendetsore ose shteti.

Medikamente mjaft te perdorshme ne semundjet e veshkave jane edhe medikamentet qe ulin presionin e gjakut,Pergjithesisht,pacientet me semundje te veshkave vuajne njekohesisht edhe nga hypertensioni arterial(presioni i larte i gjakut). Thuhet me mjaft te drejte se sa me i ulet te jete presioni i gjakut(pra sa me i mire te jete mjekimi) aq me gjate do te jetoje veshka e semure, prandaj sot behet cdo perpjekje me cfaredolloj kostoje , qe presioni gjakut tek keta paciente te mbahet ne shifra sa me te ulta (mundesisht nen 120 /80). Ne keto raste ndihmon shume edhe dieta e repte pa kripe ose me sasi minimale te kripes (sipas rastit) Njekohesisht,ne pacientet me azotemi te larte,nje nga mjekimet ndihmese kryesore eshte edhe dieta me pak proteina dhe pak fosfor. Per kete ka skema te vecanta qe do te publikohen here pas here ne kete rubrike (por pergjithesisht dihet qe duhet te kufizohet mishi,bulmeti veza etj)

Pacientet me semundje te renda te veshkave,jane me imunitet te ulet, dhe per kete arsye jane mjaft te prekshem nga infeksionet e zakonshme (grip,bajame, mushkeri, diarre etj). Prania e ketyre infeksioneve konsiderohet mjaft e rezikshme per keta te semure, dhe detyrimisht ,gjithmone merren masa radikale per tu mbrojtur nga semindjet e stines, apo infeksionet e zoreve, (duke perdorur vaksina, kufizuar daljet ne publik, apo mjekim te menjehershem me antibiotike te pershtatshem)

Shumica e medikamenteve qe mer njeriu, per semundje te ndryshme ,eliminohet nga veshkat,pasi medikamenti ka kryer funksionet e tij ne organizem. Kjo ka nje domethenie shume te madhe ne pacientet e semure me pamjafturshmeri te veshkave, pasi medikamentet e marra per cdo lloj semundje, eliminohen jo plotesisht dhe jo ne kohe nga veshka e semure, keshtuqe rritet mjaft sasia e medikamentit ne gjak duke dhene pasoja mjaft te renda tek i semuri.(efekte toksike)Ne keta te semure ,zakonisht mjeket i reduktojne dozat e medikamenteve,sipas nivel te pamajftueshmerise se veshkes,(gje e cila percaktohet me analiza gjaku),per te shmangur grumbullimin e tyre toksik ne gjak. Kryesisht behet fjale per perdorimin e antibiotikeve, ilaceve te zemres apo hypertensionit dhe disa medikamente te tjera qe cfaqin toksicitet me te larte ne organizem kur grumbullohen ne doza te larta.Pra me thjeshte, nje pacient qe ka nevoje per antibiotike, do te marre gjysmen e dozes se nje pacienti qe nuk vuan nga veshkat, ose nuk do ta marre 2-3 here ne dite por mund ta mare dhe 1 here ne dite, sipas gjykimit te mjekut. Pacienti ka per detyre te paralajmeroje mjekun ,(ta njoftoje ate) se ai(pacienti) vuan me semundje te veshkave.

Ne rastet e semundjeve te stadit te fundit te veshkave, kur ato nuk eleminojne me substancat toksike nga organizmi, atehere perdoret dializa (veshka artificiale—ku gjaku pastrohet ne nje aparat te posacem dhe kthehet i pastruar ne trupin e njeriut 2-3 here ne jave sipas nevojave),ose me mire ne kohet moderne, ka marre nje perdorim mjaft te gjere dhe me sukses, transplanti i veshkes(qe nenkupton, marrjen e njeres veshke nga nje i aferm –deri ne kusheri te pare, i shendoshe, ose nga nje donator i aksidentuar, dhe vendosjen e saj tek i semuri, ku kjo veshke fillon te kryeje funksionet e veshkave te semura)

Reazultatet e transplanteve sot jane mjaft te kanaqeshme duke i siguruar pacientit nje cilesi jete mjaft te mire. Eshte mjaft e veshtire te gjenden veshka qe perputhen me profilin genetik te pacientit, jane mjaft te kushtueshme si operacioni,ashtu edhe mbajtja ne gjendje pune e veshkes se transplantuar,por ja vlen. Pergjithesisht shpenzimet per keto transplante perballohen nga shteti ose sigurimet.Tani kane filluar transplantet e veshkave edhe ne Shqiperi.

Ne semundjet uogenitale, perdoren antibiotike me mjaft sukses sidomos tek femrat, por kane si kusht mjaft te domosdoshem qe duhet te mjekohet edhe partneri seksual ne te njejten kohe, pasi ne te kundert, femra do te rimare mikrobet qe i ka transmetuar mashkullit dhe semundja do te rifilloje nga e para ose me keq,do te behet kronike.Eshte pothuaj e detyrueshme qe femrat me infeksione urinare te mjekohen edhe per infeksione gjinekologjike te mundeshme per te patur nje suskses sa me te plote ne sherimin e sistemit urinar.Higjena seksuale eshte kusht i domosdoshem. (ne cdo 5 femra, 4 provojne te pakten 1 here ne jete infeksion urinar te poshtem),po kjo mund te thuhet edhe per meshkujt afersisht( sidomos nqs perdoret metoda e analizes se urines, pas masazhit te prostates qe u permend me lart –rastet me infeksion ne sekrecione prostatike afrohen me ato te femrave).

Nqs tek infeksionet e femrave,perdorimi i antibiotikeve apo dezinfektanteve te tjere eshte mjaft efikas, me rezultate mjaft te kenaqeshme, nuk mund te themi kete per infeksionet uretro prostatike te meshkujve. Perdorimi i antibiotikeve, tek meshkujt e semure, shpesh rezulton pa efekt,edhe kur perdoren antibiotike te zgjedhur sipas mikrobit shkaktar te infeksionit. Nuk dihen akoma sakte ,arsyet ,se pse infeksionet uretroprostatike jane kaq rezistente ndaj mjekimit, po dihet qe prostata dhe indet qe e rethojne ate, kane pak nevoja per gjak,pra dhe antibiotiku qe do te veje ne prostate me ane te gjakut, eshte ne sasi te paket, te pamjaftueshem per te luftuar mikrobet qe jane ne prostate (nqs,jane,)

sepse thuhet qe ne shume pak raste ne mund te gjejme mikrobin e vertete shkaktar te semundjes…????

Per te mjekuar semundjet uretroprostatike pervec antibiotikeve, perdoren me jaft suskese edhe nje sere metodash te tjera te ashtuquajtura alternative, vetem ose ne kombinim me antibiotiket te cilat perdoren gjeresisht dhe me mjaft sukses ne klinika te degjuara amerikane apo europiane dhe aziatike. Nder keto medota mund te permendim mjekimin e prostates me termoterapi(nxehje) e cila duke e nxehur prostaten rrit shume qarkullimin e gjakut, shkrifton indet e gjendres,ngordh mikrobet qe mund te jene te pranishem ne indet e prostates, zgjeron mjaftueshem kanalet e shumte qe ndodhen ne prostate dhe per pasoje mashkulli lirohet nga shume simptoma munduese qe ka patur per vite me radhe. Po ashtu me mjaft sukses perdoren metoda te masazhit te prostates, qe mund te kryhet nga nje person i specializuar, partneri ose nga vete pacienti. Edhe ne keto raste, masazhi ndikon ne hapjen e kanaleve ne brendesi te prostates, duke i cliruar ato, (eshte njelloj fiskulture speciale),nderkohe qe masazhi ndihmon jaft edhe ne shkriftimin e muskulatures se fundit te barkut e cila eshte vazhdimisht e kontraktuar nga semundja duke dhene dhimbje mjaft shqetesuese pacientit.Te dyja kete medota (termo terapi dhe Masazh),mund te perdoren vecmas ose ne kombinim me njera tjeter, por edhe ne kombinim me perdorimin e antibiotikeve ne te njeten kohe (gje qe rrit mjaft depertimin e antibiotikeve ne indet e semura te prostates- por duhet kujdes ,gje qe e percakton mjeku kurues)

Nga ekseprienca personale, mund te them se metodat alternative te permendura me siper , jane mjaft efikase edhe ne paciente qe kane vite te tera qe vuajne dhe nuk gjejne lehtesim me perdorimin e medikamenteve tradicionale.Sa me i ri te jete pacienti, aq me shume sukses do te kete ,(qofte ne pakesimin e sipmtomave deri ne zhdukje, qofte ne permiresimin e aktit te orgazmes apo cilesine e spermes). Shpesh keta paciente i rikthehen jetes normale.

Duke perfunduar, te vetejshem se nuk eshte e mundur te permblidhen te gjitha problematikat e imta qe perfshijne semundjet e sistemit urnar, shpresojme qe ky material te ndihmoje ne arsimimin fillestar te lexuesve te nderuar dhe mirepresim cdo lloj pyetje apo verejtje ne lidhje mesa eshte paraqitur ne kete kaapitull./Materiali eshte marr nga Dr.Alqi Gjikondi/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

51 Responses to " Shkaqet e semundjeve te veshkave "

  1. Roni says:

    Pershendetje jam nje djal 20 vjec dhe kam probleme gjat urinimit kam djegie ne urinim dhe ne kok te penisit veshtiresi gjat urinimit me duket sikur dua te urinoj por nuk urinoj dot dhe duhet te fercohem qe te dali urina kam edhe temperatur ne fund te barkut ju lutem me thoni si te mjekohem sepse kam ber shum analiza urine dhe urinokultura por me kan dal ne rregull jam shum ne stres me thoni ju lutem se per cfar arsye jam ne kete gjendje ?? Pres nje pergjigje

Komentoni

© 2015 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress