Shkëlqejeni fytyrën

Shkëlqejeni fytyrën

Shkëlqejeni fytyrënA doni të keni lëkurë të freskët, që shkëlqen dhe ju bën më të bukur?

Kjo është maska që e bën këtë për ju.

Kjo maskë shërben për një lëkurë më të pastër dhe të bardhë. Përbërësiit e saj janë banania dhe kosi.

Banania ka vlera ushqimore, që e ndihmon fytyrën tuaj të përthithë vitaminat që i mungojnë, ndërsa kosi hidraton lëkurën dhe i jep asaj shkëlqim.

Pregatitja:
Merrni një banane të plotë dhe pasi ta qëroni e shtypni me një lugë. Merrni 5 lugë gjelle kos dhe përziejeni me masën e përgatitur nga banania derisa të krijohet një masë homogjene për tu aplikuar në fytyrë dhe rreth zonës së qafës.

E lini për 20 minuta në fytyrë dhe më pas lajeni atë në mënyrë normale, me pak ujë të vakët. Maska duhet të përdoret dy herë në javë, dhe lëkura juaj do të shkëlqejë

Komento