Shkencërisht është vërtetuar: Perimet e fërguara janë më të shëndetshme se ato të zierat

2

2Ekspertët kanë arritur një teori interesante që perimet e fërguara janë më të shëndetshme se perimet e ziera, por vetëm me një kusht.

Fërgimi i perimeve është më i shëndetshëm se zierja dhe madje mund të ndihmojë në preventivën e kancerit, thonë ekspertët e Universitetit në Granadë, në studimin e botuar në revistën “Food Chemistry Journal”.

Aty thuhet se ushqimet e skuqura, përkatësisht perimet, mund të jenë më të shëndetshme se ato të ziera, por vetëm nëse skuqet në vaj ulliri transmeton “Telegrafi”.

Ekspertët erdhën në përfundim se ushqimet e fërguara si domatet, patatet, patëllxhani, kungulleshkat, janë mënyra më e mirë për t’i konsumuar.

Fshehtësia është se duhet të fërgohen në vaj ulliri, që përmban përbërës të fortë antioksidues, që ulin rrezikun nga lloje të ndryshme të kancerit dhe sëmundjeve të tjera.

Pasi, ekspertët kanë testuar katër teknika të zierjes, ata kanë ardhur në përfundim se perimet e fërguara kanë absorbuar disa prej antioksiduesve që i hasim në vajin e ullirit.

Ndryshime të tilla nuk janë vërejtur te perimet e ziera në ujë.

Perimet e skuqura përmbajnë deri në 10 g yndyrë për 100 g perime. Megjithatë, me çfarë mund të zëvendësohen?

Idealja është të konsumoni perime të freskëta.

Nëse ju nuk keni kohë të zgjidhni perime të freskëta, mos harroni se perimet e ngrira (jo të skuqura) përzgjidhen me maturi, gatuhen ndonjëherë me avull, në mënyrë që të ruajnë të gjitha vitaminat e tyre.

Komento