Shkencëtarët: Nxënësit e dobët me mungesë të omega-3

Shkencëtarët: Nxënësit e dobët me mungesë të omega-3

Shkencëtarët: Nxënësit e dobët me mungesë të omega-3Fëmijët që kanë probleme në shkollë mund të përfitojnë nga ngrënia më e madhe e peshkut ose marrja e shtesave omega-3, sepse stimulojnë funksionin e trurit, kanë pohuar shkencëtarët.

Një studim i fëmijëve me aftësi të dobëta leximi ka zbuluar që shumë prej tyre kanë mungesë të omega-3 dhe ata me nivelet më të ulëta kanë pasur më së shumti vështirësi në koncentrim dhe mësim.

Acidet yndyrore, të cilat janë të pranishme në ushqimin e detit janë kyçe për strukturën dhe funksionin e trurit si dhe në ruajtjen e zemrës dhe sistemit të imunitetit në gjendje të mirë.

Konsumimi i sasive të shëndetshme të omega-3, qoftë përmes ushqimit apo shtesave mund të ndihmojë perfomancën e nxënësve në shkollë, thanë hulumtuesit nga Universiteti i Oxfordit.

Shkencëtarët kanë matur nivelet e omega-3 në mostrat e gjakut nga 493 fëmijë shkolle të moshës prej shtatë deri në nëntë vjeç, dhe kanë kërkuar nga prindërit e tyre të raportojnë për ushqimin e tyre të zakonshëm.

Gati nëntë nga dhjetë fëmijë kanë ngrënë më pak se dy porcione peshku në javë –sasia e rekomanduar nga zyrtarët e shëndetësisë dhe gati një në dhjetë kurrë nuk kanë ngrënë peshk.

Mesatarisht omega-3 përbënin vetëm 2.45 për qind të acideve të përgjithshme yndyrore të gjakut te fëmijët derisa sasia minimale e rekomanduar për të mbajtur zemrën e shëndetshme tek të rriturit është katër për qind dhe niveli i rekomanduar është 8 deri 12 për qind.

Studimi, i publikuar në revistën “PLOS One” ka zbuluar që nivelet e omega-3 DHA, forma dominuese e omega-3 në tru, ka përcaktuar edhe aftësinë e fëmijëve për të mësuar dhe kushtuar vëmendje.

Profesor Paul Montgomery, një nga hulumtuesit tha: “Kemi zbuluar që nivelet e acideve yndyrore Omega-3 në gjak në mënyrë të konsiderueshme kanë përcaktuar sjelljen e fëmijës dhe aftësinë për të mësuar”.

“Ky studim sugjeron që një numër i madh, nëse jo shumica e fëmijëve në Britani të Madhe me siguri nuk janë duke konsumuar mjaftueshëm Omega 3 për të cilën ka nevojë truri, zemra dhe sistemi i shëndetshëm i imunitetit, transmeton Koha.net. Kjo është arsye serioze për shqetësim – veçanërisht pasi që kemi zbuluar që DHA më e ulët e gjakut është e lidhur me sjelljen dhe mësimin më të dobët tek këta fëmijë”, shtoi bashkautori, dr. Alex Richardson.

Komento