Shkencëtarët zbulojnë shkakun e sterilitetit, i hapet rrugë kurimit të saj

Shkencëtarët zbulojnë shkakun e sterilitetit, i hapet rrugë kurimit të saj

Steriliteti është një sëmundje nga e cila vuajnë shumë miliona femra në botë, ndaj dhe kërkimet mjekësore për të kanë ekzistuar prej kohësh.

Së fundmi një grup shkencëtarësh francezë nga Lile kanë zbuluar se ajo rrjedh nga truri. Hulumtimi i këtyre shkencëtarëve ka vërtetuar se në periudhën e pubertetit aktivizohet një grup shumë i posaçëm neuronesh – GnRH të vendosur në pjesën e trurit hipotalamus, dhe kjo nxit sintezën dhe lirimin e dy hormoneve të tjera – hormonit “folikulostimul” dhe hormoni “lutein”.

Prej tyre në periudhën e pubertetit bëhet rritja sekondare e organeve gjenitale. Këto hormone gjatë gjithë jetës sigurojnë funksionimin e sistemit reproduktiv.

Komento