Shkrini dhjamin për katër javë!

Shkrini dhjamin për katër javë!

Për kafjall konsumoni proteina, vezë sipas mundësive. Për zamër, perime me lëvozhgë të fortë, apo pemë. Për drekë një pjesë mish dhe mjaft perime dhe sallatë.

Për darkë konsumoni jogurt apo ndonjë pemë dhe përcillni planin katër-javor të humbjes në peshë.

Java1.Përcillni çfarë konsumoni

Do të ishte me rëndësi që për fillim të përcillni ushqimin që konsumoni. Mendoni se mbani mend gjithçka, por kur ta shkruani secilin ushqim do të mund të befasoheshit se sa shumë ushqime të tepërta konsumoni për çdo ditë. Edhe vetë ju mund t’i fotografoni artikujt dhe t’i shikoni më pas.

Java 2.Konsumoni ushqim të shëndetshëm

Kontrolloni gjithë kuzhinën dhe spastrojeni. Të gjitha ëmbëlsirat, pijet e gazuara dhe ushqimet e grimcuara me shumë kalori mund t’ia dhuroni dikujt apo t’i hidhni. Më pas mbusheni frigoriferin me ushqim të shëndetshëm. Perimet kanë pak kalori dhe shumë proteina dhe fibra, kështu që janë burim i shkëlqyeshëm.

Java 3.Mendojeni planin e ushtrimeve

Është e vështirë të humbni në peshë nëse mbështeteni vetëm në dietë. Në fakt, për të humbur një kilogram të indit dhjamor, duhet të krijoni një deficit të kalorive (të shpenzoni më shumë kalori se sa që konsumoni) prej 3.500 kalorive. Kjo do të thotë 500 kalori më pak në ditë, e kjo më e lehta për t’u arritur është përmes kombinimit të ushtrimeve dhe ushqimit të pasur me perime dhe proteina pa yndyrë. Nëse tashmë keni filluar me 30 minuta aktivitet mesatar, pesë herë në javë, shtoni edhe dhjetë minuta. Zbuloni ushtrimet në të cilat kënaqeni – më lehtë do të motivoheni.

Java 4.Përmirësoni strategjinë

Ndryshimet që keni aplikuar në tri javët e para me siguri se rezultatet mund të vërehen. Ndoshta do të vëreni se shprehitë ushqimore janë më të shëndetshme. Këtë javë konsumoni edhe më shumë perime, ngase janë të pasura me shumë ujë dhe fibra e proteina.

Komento