Shokojnë ekspertët: Ja si mund të mbeteni shtatzënë edhe e virgjër

3

3Shumë të rinj dhe të reja nuk janë të njoftuar që edhe nëse femra është e virgjër në rast të ardhjes në kontakt me spermën në zonën e organeve gjenitale të jashtme, mund të mbesë shtatzënë.

Kjo zakonisht mund të ndodhë gjatë paralojës seksuale ose ajo që praktikohet më së shumti te të rinjtë në pubertet i quajtur “Petting”.

Me këtë rast, gjatë përkëdheljeve në regjionin e organeve seksuale, mjafton që ndonjë qelizë seksuale mashkullore (spermatozoid) të kalojë cipën e virgjërisë (himenin), e cila ka një vrimë në mes (për të dalë gjakderdhja menstruale) që femra të mbetet shtatzënë.

Ndaj, kujdes! Edhe para ejakulimit të mashkullit, sekrecioni fillestar përmban spermatozoide. Mjafton që dora e ndonjërit partner të jetë në kontakt me këtë që pastaj të bartet në regjionin e vulvës dhe kështu të vijë deri te shtatzënia e padëshiruar, përkundër faktit që femra është e virgjër.

Komento