Shoppingu është i mirë për shëndetin

Shopingu është i mirë për shëndetin

Shopingu ndoshta nuk është i mirë për portofolin tuaj, mirëpo është i mirë për shëndetin, tregon studimi më i ri.

Ecja nëpër dyqane dhe bartja e qeseve të rënda, është aktivitet fizik gjatë të cilit harxhohen 385 kalori në javë, tregojnë rezultatet e këtij studimi.

Një femër e thjeshtë, gjatë shopingut, brenda një viti vitit ecën rreth 240 kilometra, që paraqet një formë të mirë të ushtrimeve trupore. Në këtë studim, fillimisht kanë marrë pjesë pesë femra dhe pesë meshkuj. 

Gjatë shopingut, është numëruar se sa kalori i humbin. Pastaj në studimin e madh kanë marrë pjesë dy mijë femra, për t’u llogaritur dobia shëndetësore nga shopingu. Është zbuluar se një femër mesatare gjatë dy orë e gjysmë shopingu, ecën gati pesë kilometra.

Nëse bëjmë një krahasim, meshkujt bëjnë vetëm dy kilometra në javë gjatë 50 minutave sa kalojnë në shoping.

Komento