Shpargulli pastrues i shkëlqyeshëm dhe i veçantë i organizmit

Shpargulli pastrues i shkëlqyeshëm dhe i veçantë i organizmit

Bima shumëvjeçare nga familja e zambakëve njihet me veçoritë e veta shëruese dhe shpesh quhet pastruese e organizmit.

E gjejmë në të gjitha kuzhinat mesdhetare, ndërsa shija e saj specifike shkon shkëlqyeshëm me djathërat, vezët, mishin, por edhe me peshk. Perime e vërtetë pranverore, kultivohet që nga koha e egjiptianëve, dhe pas degradimit  në mesjetë, në shekullin 18 gjatë udhëheqjes së Luigjit XIV fama e saj arrin kulmin.

Sot shpargulli rritet në shumicën e vendeve të botës, ndërsa ato që i gjejmë në treg kryesisht janë rritur në zonën e vendeve mesdhetare.

Njihen përafërsisht 300 lloje të tij, por vetëm 20 lloje hahen, ndërsa vilen në mes marsit dhe majit, ndonjëherë edhe deri në korrik. Si bimë shëruese vlerësohet që prej 2 mijë vjetësh, ndërsa që prej shekullit 15 përveç vetive shëruese e përcjell edhe epitetit i afrodiziakut.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit folik, shpargulli paraqet një ushqim ideal pranveror për femra në periudhën reproduktive, veçanërisht për ato që mendojnë të mbesin shtatzënë. Acidi folik, vitaminë nga grupi B, është i domosdoshëm për zhvillimin e fetusit. 1 filxhan shpargull përmban rreth 270 mcg.

Përveç acidit folik, është përplot me minerale. Mesatarisht rreth 600mg%, nga e cila, gati më shumë se një e treta i takon kaliumit, ndërsa të tjerat janë minerale tjera të rëndësishme – fosfori, squfuri, kalciumi, magnezi dhe hekuri, bakri, zinku, fluori, jodi dhe mikroelemente tjera.

Është burim i mirë i vitaminave B2 dhe B6 dhe është burim i vlefshëm i kombinimit të nutrientëve, të cilat sipas shumë studimeve, veprojnë në reduktimin e nivelit të homocisteines. Pikërisht për këtë ky ushqim është i dobishëm për shëndetin e zemrës sepse shkalla e lartë e homocisteineve njihet si faktor i rrezikshëm për shëndetin e zemrës.

Komento