Shpërthen epidemia masive e HIV-it, të dhëna alarmante në qytetin rus

1

1Zyrtarja e  Ministrisë ruse të Shëndetësisë, Tatyana Savinova, ka deklaruar se shkalla e infektimit me HIV në qytetin e Jekaterinburg ka arritur nivele epidemike.

Savinova, tha sot se 1.8% e popullatës së qytetit është e infektuar me këtë virus, i cili e shkakton sëmundjen AIDS.

Ekspertët kanë thënë se të dhënat reale mund të jenë më të larta, pasi jo të gjithë njerëzit e infektuar me HIV ju drejtohen institucioneve mjekësore.

Qyteti Jekaterinburg me 1.4 milionë banorë, është qyteti i katërt më i madh në Rusi, pas Moskës, Shën Petersburgut dhe Novosibirskut.

Komento