Shpëtoni prej infeksioneve me myk, problemin më të shpeshtë gjinekologjik

Shpëtoni prej infeksioneve me myk, problemin më të shpeshtë gjinekologjik

Shpëtoni prej infeksioneve me myk, problemin më të shpeshtë gjinekologjikInfeksionet me kërpudha më shpesh shfaqen gjatë përdorimit të antibiotikut, përdorimit të tepërt të preparateve agresive për kujdes intim, por edhe nga ushqimet e pasura me karbohidrate.

Problemi më i shpeshtë gjinekologjik që prek 75 për qind të femrave. Simptomat kryesore janë të kruarat, sekretimi i bardhë dhe lëkura e skuqur.

Pos faktorëve që i përmendëm, ekzistojnë edhe faktorë e tjerë si: Konsumimi i tepërt i alkoolit; Jeta në stres dhe mungesa e gjumit; Ushqimi i pasur me ushqime të tharta; Të brendshmet dhe pantallonat e ngushta; Shtatzënia dhe diabeti.

HUDHRA Nëse u besojmë recetave të vjetra, hudhra është ilaçi më i mirë kundër kërpudhave dhe baktereve. Nevojitet ta qëroni një thelb dhe ta vendosni në garzë, duke formuar si tampon, e më pas në mënyrë të drejtpërdrejtë e futni në vagjinë. Duhet ta dini se një pjesë e garzës duhet të qëndrojë jashtë, për ta nxjerrë më lehtë. Terapinë e përdorni derisa të tërhiqet infeksioni, trasmeton gazeta Kosova Sot

SODA E BUKËS Soda e bukës përmirëson gjendjen alkaline të organizmit. Më së miri është të përgatisni eliksir nga 2 litra ujë të zier ku duhet të shtoni 2 lugë sodë të bukës, e me këtë lëng e shpëlani vagjinën. Gjatë ciklit menstrual këtë tretman anashkalojen.

Komento