Shprehitë e nënës ndikojnë në konsumimin e alkoolit tek fëmijët

Shprehitë e nënës ndikojnë në konsumimin e alkoolit tek fëmijët

Fëmijët kopjojnë shprehitë e nënës dhe me kalimin e kohës, sipas ekspertëve, ata i marrin shprehitë e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për konsumimin e alkoolit.

Në këtë studim janë përcjellë shprehitë e konsumimit të alkoolit për 14 vjet rresht të më shumë se 18.000 personave.

Ishte vërtetuar se adoleshentët në moshën e tyre 16-vjeçare më shumë bien nën ndikimin e bashkëmoshatarëve të tyre, derisa ndikimi i prindërve të tyre është më i vogël.

Por, në moshën 34-vjeçare ata konsumojnë aq alkool sa mendojnë të ketë konsumuar e ëma e tyre, qoftë kjo në mënyrë të kohëpaskohshme apo në mënyrë të vazhdueshme.

Studiuesit theksojnë se nëse e ëma ka konsumuar sasi të madhe alkooli, fëmijët e tyre në moshën e shtyrë do të konsumojnë sasi më të madhe sesa që është e lejuar. Studimi nuk ka zbuluar ndërlidhjen midis shprehive të konsumimit të etërve dhe shprehive të fëmijëve të tyre.

Mendohet se kjo ndodh pikërisht për shkakun se etërit alkoolin nuk e konsumojnë në shtëpi, së paku shumica prej tyre, ndërsa që nënat e kanë konsumuar para syve të fëmijëve, gjë që edhe ka ndikim të madh tek ta.

Komento