Shprehitë që mund të rezultojnë me divorc

Shprehitë që mund të rezultojnë me divorc

Shprehitë që mund të rezultojnë me divorcA jeni duke i bërë keq martesës suaj pa e ditur? Ja disa zakone që ndikojnë në këtë aspekt.

Distanca 
Nëse bashkëshorti juaj punon në veri, kurse ju në pjesën tjetër të qytetit, në jug, kjo mund të ketë ndikim negativ në marrëdhënien tuaj. Sipas një studimi të ri, nëse ju dhe bashkëshorti juaj udhëtoni në të njëjtin drejtim, edhe nëse nuk niseni në të njëjtën kohë për punë, kjo ka ndikim pozitiv për shkak se ju ndiheni sikur i keni të njëjtat qëllime, kurse nëse udhëtoni në drejtime të ndryshme, kjo mund të rezultojë me të kundërtën.

Ju nuk jeni ajo e ‘buzëqeshura’ 
Ju e dini se ato fytyrat serioze nëpër fotografitë e shkollës mund të kthehen një ditë te ju. Sipas një studimi të ri, femrat që kanë pasur një ‘shkallë të ulët’ buzëqeshjesh në fëmijëri dhe në rini, kanë pesë herë më shumë mundësi për t’u divorcuar se ato që kanë buzëqeshur shumë. Një buzëqeshje e hapur dhe e gjerë shfaqë pozitivitetin dhe pikëpamjen pozitive për jetën, që është pa dyshim shumë ndihmuese në martesë.

Nuk e keni mekanizmin mbrojtës 
Nuk mund të thoni se nuk e vëreni kur një mashkull atraktiv ju buzëqesh. Kjo ndodh me të gjitha. Dhe është krejtësisht në rregull ta pranoni edhe nëse jeni e martuar apo thjeshtë në lidhje me dikë. Por, çështja më qesharake këtu është se kjo ndodh kur jeni shumë e përkushtuar. Ju mendoni se ai është ‘më pak’ atraktiv kur në fakt është e qartë se ai është i admirueshëm. Ky është mekanizëm mbrojtës i lidhjes suaj.

Burimi: Telegrafi.com

Komento