Shtatë mite për tradhtinë

Tradhetia

Shtatë mite për tradhtinë: Për të gjithë ata që mendojnë që e dinë se kush janë ata që tradhtojnë, ja shtatë mite të cilat do t’i thyejnë iluzionet e tyre.

Miti në të cilin shpesh besojmë, sidomos ata që edhe vet tradhtojnë, nuk është i vërtetë, madje jo gjithmonë. Nëse është për t’iu besuar hulumtimeve, ky mit vlen për shumicën e femrave, por jo edhe për meshkujt. Shumica e meshkujve, të cilët i duan partneret e tyre dhe për to kanë lojëra të shkëlqyeshme seksuale, nuk e lëshojnë mundësinë që të shtrihen me femrën tjetër.

Një hulumtim ka treguar se 56% e meshkujve, të cilët i tradhtojnë partneret e tyre, në shtëpi janë të lumtur. Këtë e kanë konfirmuar vetëm 34% e femrave që tradhtojnë. Tek femrat zakonisht vlen se, “tradhtojnë ngase janë në shtëpi të palumtura”.

Meshkujt tradhtojnë më shpesh se femrat.Trendët botërore flasin se tradhtia e meshkujve ngadalë është dukë rënë, dhe se femrat njëjtë shpesh lëshohen në aventura.

Tek afera bëhet fjalë vetëm për seksin

Edhe pse shpesh është kështu, nuk është gjithmonë. Në afera individët zakonisht mundohen të shijojnë atë që u mungon në lidhjet e tyre. Dhe në secilën lidhje kanë shumë gjëra që mungojnë. Kështu që as partnerët e shkëlqyeshëm nuk janë të sigurt për tradhtinë, pasi që partnerëve të tyre kjo përsosmëri mund t’i gërditet. Kështu që, nuk bëhet fjalë vetëm për seksin.

Nëse ju tradhton, nuk ju do.

Zakonisht pohohet, por edhe shumica e mbështesin këtë, se ata që tradhtojnë, nuk duan. Megjithatë, këtu është fjala për diçka tjetër. Nëse partneri/ja ju tradhton,
atëherë nuk ju respekton, përkatësisht nuk e respekton marrëveshjen tuaj. Por, kjo në asnjë rast nuk do të thotë që nuk ju do. Në fakt, shumë njerëz mund ta dallojnë dashurinë nga seksi, e vetmja gjë është që duhet të shikoni se a ju përgjigjet definicioni i dashurisë dhe a u mjafton.

Aferën keni mundur ta parandaloni

Nuk qëndron. Mund të përpiqeni sa të doni dhe të tentoni të jeni me partner sa më të mirë, dhe të kërkoni ndonjë shenjë për tradhtinë e mundshme, por nuk do të mund ta parandaloni. E tëra që mund të bëni është të zgjidhni partnerin sa më të mirë, i cili u përgjigjet dhe për të cilin besoni që do ta respektojë marrëveshjen e juaj për besnikëri.

Tradhtia është vetëm praktikimi i seksit

Do të donim që të besojmë në këtë, por nuk është e vërtetë. Pasi që ndjenjat e forta të tradhtisë mund rëndë ta godasin partnerin dhe lidhjen tuaj. Shpesh janë më të fuqishme se sa tradhtia fizike. Në fakt, ndjenjat na bllokojnë, vështirë i largojmë nga mendimet, na përcjellin kudo dhe gjithmonë, madje edhe kur jemi në shtrat me partneren. Momentet e përjetuara me tjetrin, partneri juaj do ta kuptojë si tradhti emocionale. Dhe ju, ndoshta, më nuk do të mund të ktheheni në lidhjen tuaj.

Afera mund ta shpëtojë lidhjen

Në këtë mit më shumë besojnë individët që tradhtojnë. Por, kjo nuk qëndron kështu! “Kërcimi mbi gardh” shpesh e shkatërron besimin e partnerit, ndërsa besimi është baza e secilës lidhje të fortë. Vetëm çiftet e rralla mund të rikthehen në vendin në të cilin kanë qenë para tradhtisë.

Kërcimi mbi gardh” është mashtrim, dhe sidomos ai që është tradhtuar, kurrë nuk do ta harrojë, ndërsa tradhtia shpesh sikur një sfond i errët tërë kohën u përcjellë, nëpër tërë lidhjen. Natyrisht, nën supozimin se keni vendosur të qëndroni së bashku.

Komento