Shtesat e vitaminave në ushqimin e fëmijës

Shtesat e vitaminave në ushqimin e fëmijës

Në ushqyerjen e huaj si qumështi, ashtu edhe lëndët e tjera, i nënshtrohen zierjes, por zierja, pakëson ose zhduk disa vitamina, kryesisht vitaminën C.

Për këtë arsye, kur fëmija është me ushqim të huaj, lëngjet e frutave fillohen shpejt dhe në sasi më të madhe sesa kur fëmija është me gji. Sasia e vitaminës C të domosdoshme shkon nga 25-50 miligram në ditë.

Në rast mungesë të lëngjeve të frutave ose kur fëmija nuk i pranon këto, vitamina C jepet në formë tabletë. Vitamina D është e nevojshme për fëmijën me ushqyerje të huaj. Ajo jepet në atë mënyrë dhe sasi, si dhe vitamina C.
Ushqyerja e huaj nga muaji i 9-të deri në muajin ë 12-të

Në këtë moshë shumica e fëmijëve vazhdojnë të ushqehen 5 herë në 24 orë, megjithëse ndonjë fëmijë mjaftohet me 4 herë. Sasia ditore e qumështit me të cilin përgatiten ushqimet e ndryshme nuk ka nevojë t’i kalojë 750 gramët. Kufizimi i sasisë së qumështit e mëson dhe e detyron fëmijën të hajë ushqime të tjera shumë më të nevojshme për të si; perimet, supërat, mishin, peshkun, djathin, bukën e thekur të thërrmuar, etj. Ushqimi ditor mund të ketë këtë përbërje:

– Një herë qumësht me bukë të thekur, të thërrmuar ose me biskota.
– Dy muhalebi të dendura ose sytliaç.
– Një supë me lëng mishi, me perime, me bukë të thekur të thërrmuar.
– Nga muajt e fundit supës mund t’i shtohet pak oriz ose makarona të imta.
– Një pure me patate ose primë të përziera.

Mishi i përpunuar mirë, i zier dhe i grirë imët, në sasi 20-30 gramë i shtohet supës ose puresë. Djathi mund t’i shtohet puresë në sasi prej 15-20 gramë. E verdha e vezës e plotë i shtohet muhalebisë, puresë ose supës. Ajo gjithashtu mund të jepet e zier lehtë ose e rrahur me pak sheqer.

Qulli i frutave jepet në sasi 180-250 gramë. Frutat e buta nuk është nevoja t’i përgatisim në formë qulli, ato mund t’i jepen fëmijës me copa të vogla. Sasia e qumështit për çdo kuarje shkon nga 220-250 gramë. Koha e dhënies së ushqimit ndërmjet kuarjeve ndryshon sipas shijes së fëmijës dhe mundësive të nënës.

Komento