Shtypja duhet të matet në të dy duart

Shtypja duhet të matet në të dy duart

Shtypja duhet të matet në të dy duartMatja e shtypjes së gjakut në të dy duart e pacientëve do të duhej të ishte procedurë e zakonshme, për shkak se dallimet në shtypje mes të dy duarve mund të zbulojnë edhe probleme shëndetësore, kanë zbuluar studimet e Universitetit Exeter.

Studimet kanë zbuluar që dallimet e mëdha në shtypjen e gjakut mund të jenë shenjë për rrezik më të lartë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe nga vdekja.

Edhe pse me rekomandimet ekzistuese kërkohet që mjekët ta matin shtypjen në të dy duart, një gjë e tillë nuk bëhet shpesh. Christopher Clark nga Universiteti Exeter ka analizuar 28 studime të mëhershme, të cilat janë marrë me atë problematikë.

Clark ka konfirmuar se dallimi në shtypjen sistolike prej 10 mm të shkallës së merkurit mes të dy duarve mund të jetë shenjë e ekzistimit të rrezikut më të lartë nga paraqitja e sëmundjeve periferike vaskulare pa simptoma, sëmundjeve të arterieve periferike, të cilat sjellin deri te problemet e furnizimit të këmbëve dhe shputave me gjak.

Komento