Shujtat para TV-së sjellin mbipeshën

shujta para tv

shujta para tvHeqja e vëmendjes nga ushqimi, të cilin e konsumojnë lidhet me konsumim më të madh të kalorive, tërheqin vërejtjen shkencëtarët britanikë nga Universiteti i Liverpulit.

Në hulumtimin e tyre është vërtetuar se si për shembull shikimi i televizorit gjatë kohës së shujtës rezulton me zvogëlim të ndjenjës së ngopjes dhe në fund sjell deri te konsumimi dukshëm më i madh i kalorive.

Ky problem ka qenë më i theksuar te personat, që madje nuk kanë mbajtur mend se çfarë kanë ngrënë derisa kanë shikuar televizorin.

Mungesa e përqendrimit në shujtë ka rezultuar me konsumim më të madh të ushqimit edhe te pjesëmarrësit e hulumtimit, të cilët me vetëdije janë përpjekur që të konsumojnë sa më pak kalori, sepse kanë qenë në dietë.

Komento