Shujtat përplot me yndyrë – njihuni me to

Shujtat përplot me yndyrë - njihuni me to

Ekspertët e shëndetësisë mendojnë se 20 deri 35% e konsumit ditor të kalorive duhet të zbresë nga yndyrat. Një gram yndyrë ofron nëntë kalori, e llogarinë bëjeni ju vetë.

Nëse merrni rreth 2 000 kalori brenda një dite të vetme, kjo do të thotë se brenda një dite të vetme do të duhej të konsumoni nga 44 deri 78 gramë yndyrë. Për fat të keq, janë disa gjella me djathë dhe me mish që larg e kalojnë nevojën e përditshme të organizmit për yndyra, prandaj njihuni me disa nga ushqimet, të cilat nuk janë fare të shëndetshme për t’i konsumuar.

Peshku i fërguar

Kur ekspertët e shëndetësisë këshillojnë që mishin e peshkut ta konsumojmë disa herë në javë, nuk e kanë fjalën që ne ta përgatitim atë në mënyrë jo të shëndetshme. Përgatitja e mishit të peshkut mund të dallojë shumë në cilësinë e ushqimit – përderisa fërgimi i mishit të peshkut, sipas nutricistëve, është më i dëmshmi për shëndetin dhe organizmin e njeriut. Është shumë interesante se në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përhapur një epidemi, edhe pse atje konsumohet me të madhe mishi i peshkut. Mjekët, pas disa hulumtimeve, kishin ardhur në përfundim se kjo ndodh si pasojë e fërgimit të mishit të peshkut në vaj. Nëse krahas mishit të fërguar të peshkut konsumoni dhe patate të fërguara, do ta merrni një dozë të lartë të yndyrës, që do të mjaftonte për tri ditë.

Sallatat moderne

Te sallatat nuk mund të gabohet. Por, nëse aty shtoni salsiçe, mish pule të fërguar, çips, djathë dhe vezë, në fakt ju nuk po konsumoni sallatë. Disa sallata të blera mund të kenë rreth 100 kalori.

Hamburgerët

Në vendet perëndimore burgerët janë edhe më të mëdhenj, prandaj edhe sasia e yndyrës dhe sheqernave që shtohen në pluhurin për pjekje, majonezë dhe keçap janë të tepërta. Prandaj, kujdes në sasinë dhe madhësinë e porcioneve tuaja.

Pijet

Në shumë pije të ndryshme konsumojmë edhe kalori dhe yndyra. Shpesh tregohen si ushqime të shëndetshme, por nëse përmbajnë shumë sheqer dhe yndyrë, do të ishte e udhës t’i shmangni. Ndoshta aty mund të ketë më tepër yndyrë se në salsiçe.

Mishi i fërguar i pulës

Mishi i fërguar në yndyrë? Çfarë ka këtu për t’u shpjeguar? Kryesisht, do të ishte mirë të mos e konsumoni shpesh, e nëse tashmë jeni përcaktuar për një shujtë si kjo, atëherë do të ishte mirë ta konsumoni dhe një sallatë cilësore. Së paku nga mishi i pulës ta largoni lëkurën.

Komento