Si dëmton kompjuteri shikimin tuaj

eyes

Shumë nga ne, ose pothuajse të gjithë kalojmë me orë të gjata duke shikuar në ekranin e vogël kompjuterit, televizorit, ipade-it, telefon, monitorët GPS. Si rezultat i kësaj sytë thahen, skuqen, irritohen, arcarohen, dyfishojnë shikimin, ju shkaktojnë lodhje dhe dhimbje koke. Të shikuarit më shumë se duhet ekranin e kompjuterit po bëhet një problem mjaft shqetësues nga dita në ditë sepse rrezikon të dëmtojë rëndë shikimin e çdo personi.

Mbyllni sytë kur jeni duke shikuar për një kohë të gjatë para kompjuterit, kështu herë pas herë shtrengoni sytë që t’ju normalizohet kthjelltësia e të shikuarit.

Femrat priren të kenë më shumë thatësirë tek sytë se sa meshkujt. prandaj tek femrat shkaktohet më pas i ashtëquajturi lotët e thatë.

Fikni dritat, pakësoni sa më shumë kilovatët e hargjuar duke shuar llampadarin e tavolinës ku keni kompjuterin, gjithashtu zbritni goxha fuqinë e dritës së kompjuterit, sepse ka një dritë shumë të fortë.

Planifiko orare që të bëni pushim për sytë tuaj, shoqata amerikane e kujdesit ndaj syve këshillon që duhet të bëni një pushim të pakten 15 minuta kry dy orësh para një ekrani elektronik. Brenda 20 minutash ri-fokusohuni tek objekti juaj dhe shikoni objektin nga një distancë më e largët tani.

Nga një studim i bërë në indi, ku u testuan rreth 291 njerëz të cilët kanë punuar me kompjuter kishin po të njëjtin nivel shikimi të presionit dhe qartësisë në të shikuar. Ndërsa këshilla më e thjeshtë që mund t’ju bëjmë, pastroni ekranin sa më shpesh dhe mos gjeni fjalë të vështira të cilat kërkojnë angazhim në shikim, fakt ky i cili lodh shikimin e njeriut.

Komento