Si e luftojnë diabetin acidet biliare?

Si e luftojnë diabetin acidet biliare?

Si e luftojnë diabetin acidet biliare?Rritja e epidemisë së mbipeshës në mbarë botën përcillet me një rritje ekuivalente të tipit 2, që rezulton nga përdorimi i paefektshëm i insulinës në trup.

Personat me mbipeshë shpeshherë zhvillojnë inflamacione në indin e tyre të dhjamit, i cili, në shkëmbim, mund ta reduktojnë ndjeshmërinë e qelizave të dhjamit në insulinë, duke rezultuar me tipin 2 të diabetit.

Shkencëtarët, gjatë punës me hulumtuesit nga Italia dhe Holanda, kanë treguar që acidet biliare aktivizojnë receptorin pak të njohur që kapërcen humbjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës, duke formuar bazën për një ilaç të ri kundër tipit 2 të diabetit. Puna e tyre ishte publikuar në revistën “Journal of Clinical Investigation”.

Diabeti zhvillohet atëherë kur trupi ka probleme me insulinë, hormonin që rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Ekzistojnë dy lloje të diabetit: tipi 1, i cili zakonisht fillon në moshë të re dhe tipi 2, që shfaqet te 90 për qind e personave me diabet dhe në përgjithësi shkaktohet nga mbipesha.

Komento