Home » Shëndetësi » Si të kemi dhëmbë të shëndetshum

Si të kemi dhëmbë të shëndetshum

Njeriu gjate jetes se tij ka dy gjenerata te dhembeve:teeth
gjeneraten e dhembeve te qumeshtit (denticioni paresor)
gjeneraten e dhembeve te perhershem (denticioni permanent)
Dhembet e qumeshtit jane gjithsej njezet. Dhembet e pare dalin perafersisht pas muajit te gjashte te jetes, ku se pari dalin dhembet e poshtem preres. Te gjitha dhembet e qumeshtit dalin perafersisht deri ne moshen 3 vjeçare.

MBANI MEND: Pas ketyre dy gjeneratave te dhembeve nuk ekziston asnje zevendesim tjeter natyror per dhembe!
Dhembet e perhershem jane 28, pa dhemballet e pjekurise. I ashtuquajturi dhembi i pjekurise paraqitet rreth moshes 20 vjeçare.

Pjeset kryesore te dhembit:
çdo dhemb ka pjesen e bardhe te dukshme qe quhet kurora e dhembit dhe pjesen perforcuese ose ngulitese ne ashtin e nofulles qe quhet rrenja e dhembit.

Funksioni i dhembeve

Funksioni kryesor i dhembeve eshte prerja, copetimi dhe bluarja e ushqimit. Pas thermimit dhe bluarjes se ushqimit, me ndihmen e peshtymes behet faza fillestare e tretjes se ushqimit ne goje.
Dhembet luajne rol edhe ne te foluren e drejte, sidomos ne shqiptimin e bashtingelloreve: psh: t, th, s, dh, etj. Duhet theksuar se dhembet e paster dhe te shendoshe ngrisin pamjen estetike te femijes, ndaj keshtu mundesohet nje zhvillim normal psikofizik.

Shkaktaret e “renies” se dhembit

Ekzistojne disa shkaktare kryesore qe ndikojne ne “humbjen” e dhembit:
1. kariesi, prishja e dhembit.
2. pezmatimi (inflamcioni) i aparatit mbeshtetes te dhembit (paradontopatia)
3. trauma, humbja e dhembit per shkak te aksidentit.

Kariesi

Kariesi karakterizohet me shkaterrim te smaltit (shtresa e pare e dhembit) me ecuri te panderprere dhe me mundesi te perfshirjes se dentines dhe te palces se dhembit (shtresa e bute e dhembit). Kariesi nuk trashegohet, por mund te “trashegohet” nga shprehite e keqija, si “moslarja e dhembeve te te gjithe anetareve te familjes, edukata e ulet shendetesore, menyra e te te ushqyerit, etj. Ekzistojne disa faktore qe shkaktojne kariesin. Ato jane bakteriet, foma e dhembit, ushqimi dhe lengjet, peshtyma dhe faktori kohe.

Ushqimet dhe lengjet

Shfaqja e kariesit varet edhe nga ushqimi qe perdorim. Ata qe hane ushqim te embel dhe lengje te pasura me sheqer, jane shume me teper te rrezikuar nga kariesi. Eshte me rendesi te theksohet se sheqeri eshte prezent edhe ne disa prodhime qe ne nuk e presim psh: banane, fruta te thata, majoneze, ketçup.

“Prodhimet e qumeshtit dhe djathi i mbrojne dhembet”

Pasojat e humbjes se dhembit

Dhembet e shendoshe jane xhavahire natyrore, prishja dhe humbja e tyre jep pamje estetike te shemtuar!
Humbja e tyre shkakton çrregullime ne pertypjen e ushqimit.
Dhembet e prishur dhe pezmatimi i aparatit mbeshtetes te dhembit shkaktojne ere te keqe te gojes.
Zevendesimi i dhembeve “te humbur” me proteza ka shume mangesi: humbet shija, kushtojne shtrenjte etj…prandaj rendesia e mbajtjes se higjienes se tyre eshte shume shume e madhe.

Profilaksia, mbrojtja e dhembit nga semundjet

Per parandalimin e paraqitjes se semundjeve te dhembit dhe te gojes ekzistojne kater faktore kryesore:

Higjiena orale: nuk thuhet rastesisht se dhembet e shendoshe, ruajne trupin e shendoshe. Po ashtu, ata qe i pastrojne dhembet rregullisht, çmojne ndjenjen e fresksise dhe te aromes se mire te gojes.

Teknika e larjes se dhembeve:

1. pastrimi i dhembeve duhet te behet:

pas çdo ngrenie, 2 3 here ne dite
gjithsesi gjithnje para gjumit,
larja duhet te zgjase se paku 2 minuta

2. gjithmone perdoreni pasten me fluor dhe mos e shpelani gojen pasi ti pastroni dhembet por vetem peshtyni.

3. nderrojeni furçen tuaj kur te vjeterohet (çdo 3 4 muaj)

4. nuk ka furçe familjare (!) çdo anetar i familjes duhet te kete furçen e tij.

Ushqimi

Gati secilit i pelqen ushqimi i embel! Nuk do te ishte i mundur ndalimi i konsumimit te gjerave te embla. Por eshte me rendesi qe marrja e ushqimit te embel te jete na sasi me te vogel dhe te kontrolluar.
ushqimet e preferuara; buka, djathi, arrat, pemet, qumeshti dhe uji mineral.

Vizita te dentisti

Vizitat e rregullta te dentisti jane tejet te rendesishme per dhenien e keshillave dhe zbulimin e hershem te prishjes se dhembit. Per kete arsye preferohen vizita te rregullta, se paku dy here ne vit. Koha Jone

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
Tags:

9 Responses to " Si të kemi dhëmbë të shëndetshum "

  1. albana says:

    jeni shum te mir me keshilla
    ju faleminderit shum

  2. tina says:

    si ta parandaloj kundermimin dhe prishjen e shpesht te gojes

  3. zanzi says:

    pershendetje,kam problem me dhembe,nuk shkon tre dite me ajet mishi i dhembeve,i pastroj cdo dite,mirepo gojes i vie nje arom e keqe,a ndodh kjo qe dhe kam disa dhembe te prishur,apo per shkak se me mbledh mishi i dhembeve ,ju lutem me ipni keshill se a ka diqka qe duhet me perdor flm shume

  4. Golda says:

    Pershendetje, cfare procedure duhet ndjekur ne rastin e nje plasje te smaltit te dhembit aq me teper kur ato dhembe jane te paret dhe jane problem ne paraqitje…

  5. Daniel says:

    Zanzi, per sa i perket problemit tuaj eshte kjo pergjigja qe e keni te dhene edhe ne informacionin : Dhembet e shendoshe jane xhavahire natyrore, prishja dhe humbja e tyre jep pamje estetike te shemtuar!
    Humbja e tyre shkakton çrregullime ne pertypjen e ushqimit.
    Dhembet e prishur dhe pezmatimi i aparatit mbeshtetes te dhembit shkaktojne ere te keqe te gojes.
    Zevendesimi i dhembeve “te humbur” me proteza ka shume mangesi: humbet shija, kushtojne shtrenjte etj…prandaj rendesia e mbajtjes se higjienes se tyre eshte shume shume e madhe.

  6. fjolla says:

    Si ta shmangim eren e keqe mund te me jepni ndonje keshill ju lutem.flm shume .

  7. Merita says:

    me cka lloj ilaci ndalohet dhimbja e dhembeve te prishura ….

  8. samire says:

    dhembet e shendoshe jan xhevahire
    ju lutem ju femij se ti pastroni dhembet nese doni
    te keni dhemb te shendetshem ju lutem edhe niher
    edhe te dentisi te shkoni shpesh
    ju lutem edhe nje her kujdesuni per dhembet e juv
    se do te keni dhemb te mir
    nese ju nuk i pastroni dhembet dhembet jan te papastur
    ju lutem qe te kujdesni per dhemb sepse dhembet jan shum te mir per njeriun

  9. resa says:

    si ti kemi dhembet e bardh

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress