Si ndikojnë periodat në dëshirën për të lënë duhanin

Si ndikojnë periodat në dëshirën për të lënë duhanin

Si ndikojnë periodat në dëshirën për të lënë duhaninKur flitet për varësinë ndaj nikotinës, studimet e mëparshme kanë treguar disa ndryshime gjinore midis duahanpirësve.

Femrat fitojnë shumë shpejt varësi ndaj duhanit dhe e kanë më të vështirë ndërprerjen e tij.

Sipas revistës amerikane Psychiatry Journal, ekspertët shprehen se cikli menstrual i femrave mund të ndikoj në pjesën e trurit përgjegjëse për dëshirën e duhanpirjes dhe mund të interferoj në aftësinë e tyre për ta ndërprerë atë.

Për të arritur në këtë konkluzion, studjuesit realizuan një investigim ku morrën pjesë 34 meshkuj dhe femra që konsumonin deri në 15 cigare në ditë. Pjesëmarrësit plotësuan anketimin si dhe iu nënshtruan ekzaminimeve MRI të trurit gjatë momenteve që ata shikonin imazhe të duhanpirjes. Studimi u udhëhoq nga Dr. Adrianna Mendrek, Neuroshkenctare në Institutin e Shëndetit Mendor në Montreal.

Femrat i’u nënshtruan skanerit të imazherisë dy herë për të parë ndryshimet që shfaqeshin në dy faza të ndryshme të ciklit menstrual: faza folikulare dhe mid-luteale. Faza folikulare është faza e parë e ciklit menstrual të femrës që fillon me ditën e parë të ciklit dhe përfundon me fillimin e ovulacionit, dhe faza luteale fillon me ditën e parë të ovulacionit e deri në ciklin e rradhës. Studjuesit u fokusuan në ekzaminin e fazës mid-luteale pasi në këtë periudhë ovulimi ka përfunduar dhe nivelet e hormoneve të estrogjenit dhe progesteronit janë më të lartë.

Ndonëse ky studim nuk gjeti ndonjë diferencë të madhe midis meshkujve dhe femrave, ajo që u konsiderua si gjetje ishte fakti se femrat eksperimentonin një dëshirë me të madhe duhanpirëse në fillim të fazës folikulare. Shkak mund të jetë rënia e ndjeshme e niveleve te estrogjenit dhe progesteronit si dhe fakti që gjatë fazës folikulare femrat kanë një aktivitet më të theksuar në lobin frontal, temporal dhe parietal të trurit, ndërkohë gjatë fazës luteale vetëm hipokampusi i djathtë shfaq aktivitet të njëjtë.

Si rezultat i studimit u arrit në konkluzionin se periudha më e lehtë për një femër për të lënë duahnin është gjatë fazës mid-luteale, por duhet të theksojmë se ndikimi i faktorëve psikosocial është edhe më i rëndësishëm.

Ndonëse ky studim ishte i vogël në numër me 34 pjesëmarrës, ai i hapi rrugë kërkimeve të tjera shkencore mbi diferncat gjinore dhe ndikimin e ciklit menstrual në lënien e duhanit.

Komento