Si ndikon shtatzania mbi gruan dhe foshnjen

Si ndikon shtatzania mbi gruan dhe foshnjen

Shtatzania eshte nje gjendje fiziologjike, e natyrshme e cila nuk demton organizmin e nenes nese tregohet kujdesi i duhur.

Gjate shtatzanise foshnja (fetusi) formohet dhe zhvillohet duke marre lenden ushqyese nga gjaku i nenes. Kur nena eshte e shendetshme, merr ushqim te mjaftueshem dhe ben jete te rregullt, foshnja zhvillohet mire dhe lind i shendetshem.

Ne rast se nena semuret ose nuk ben jete te pershtatshme per gjendjen e saj, foshnja demtohet dhe mund te linde e dobet ose e semure. Gjithashtu ka mundesi qe shtatzania te perfundoje ne deshtim ose lindje te parakoheshme.

Puna gjate shtatzanise
Gjate shtatzanise gruaja mund dhe duhet te vazhdoje te punoje sipas kushteve te caktuara nga mjeku. Puna fizike dhe levizjet e pershtateshme jo vetem qe nuk jane te demshme por vlejne per mbarevajtjen e shtatzanise. Ne raste te rralla, kur mjeku e sheh te nevojshme gruaja shtatzane duhet t’i nenshtrohet regjimit.

Puna e gruas shtatzane konsiderohet puna pa sforco e ngarkese, pa qendrime te zgjatura ne kembe. Me levizje ne kuptojme ecjen e perditeshme si dhe disa ushtrime te kufizuara per muskulaturen e barkut. Puna e rende fizike e demton gruan shtatzane. Eshte i papershtatshem qendrimi i saj kerrusur, mbartja e peshave te medha, terheqja e tyre dhe ngritja e sendeve me peshe te madhe.

Menjanimi i shqetesimeve
Gruaj shtatzane duhet te gjeje qetesi brenda familjes dhe shoqerise. Ajo duhet ta prese femijen me gezim dhe pa frike. Kete gezim duhet ta ndjeje jo vetem cifti por edhe rrethi familjar. Ajo duhet te njoftoje pa ndrojtje gjendjen e saj qe nga shenjat e para te shtatzanise.

Ushqyerja e gruas shtatzane
Ne kete periudhe duhet bere kujdes per ushqyerjen. Sasia dhe kalorite e ushqimit duhet te jene te mjaftueshme. Cilesia e ushqimit ka shume rendesi. Ushqimi i pamjaftueshem dhe jocilesor e demtojne ate dhe nuk lejojne zhvillimin e plote te femijes. Foshnja terheq lende me vlere nga trupi i nenes duke i sjelle deme asaj.

Ne shtatzani gruaja duhet te marre ushqime me perberje te ndryshme, jo ushqim te njeanshem. Ajo ka nevoje per proteina dhe keto lende i merr nepermjet mishit, qumeshtit, peshkut, vezes, djathit, bizeleve, fasuleve, thjerzave etj.

Yndyrnat i siguron nga gjalpi, vajra, dhjamra dhe veze.
Sheqernat nga buka, makaronat, orizi, patatet, perimet dhe frutat.
Kriprat minerale dhe vitaminat nga perimet dhe frutat duke i konsumuar ne menyre te rregullt e te perditeshme. Kripa e gjelles duhet perdorur me kriter. Pijet alkoolike jane te demshme edhe duhani gjithashtu. Ajo nuk duhet te pije duhan as gjate periudhes se qumshit, kur ka foshnjen ne gji.

Higjena
Eshte e rendesishme qe ajo te mbaje nje higjene te rregullt. Ajo duhet t’i kushtoje rendesi gjinjve jo vetem ne drejtim te higjenes por te ndihmoje per veten per te mos patur probleme gjate ushqyerjes se femijes ne gji. Gjinjte pas dushit, duhen masazhuar me nje rrobe te paster dhe paksa te ashper sepse keshtu pakeson mundesine e shfaqjes se plasave (regadeve) te cilat pengojne rrjedhjen e qumeshtit dhe favorizojne infeksionet.

Kujdesi per dhembet
Gjate shtatzanise vihen re brerje ose demtime te dhembeve. Nese behet kujdes keto demtime nuk shfaqen. Ushqimi duhet marre i plote dhe me lende qe permbajne kalcium e fosfor. Keto gjenden ne qumesht, djathe, mish, veze, peshk, perime, buke.
Ne 3-4 muajt e fundit gruaja shtatzane duhet te marre vitamine D ne sasine 800 njesi ne dite. Kjo vlen jo vetem per dhembet por edhe per ruajtjen e shendetit te nenes dhe zhvillimin e femijes. Kontrolli tek stomatologu behet rregullisht nje here ne muaj.

2 Comments

  1. flm per keto gjera kaq te rendesishme qe po na tregoni per ne nenat e sidomos per ato gra te cilat behen per her te par nen ju falenderoj nga zemra dhe nje her jam dona nga kosova

  2. ju faliminderit per kto kujdesjet enenave shtatzane qe jepni iformacione per mua jan shum te rendesishme se ekam shtaz..per her te par jam 5mujshe tani dhe gjithmon qe kam dicka interesohem ktu .ju faliminderit shum nga angeliki greqi

Komento