Si ta heqim qafe migrenën?

Si ta heqim qafe migrenën?

Nëse vraponi rregullisht, e ngitni biçikletën apo bëni ndonjë ushtrim tjetër trupor, do të mund ta parandalonit shfaqjen e migrenës, shkruan në një shkrim të botuar në revistën shkencore “Cephalalgia”.

Në parandalimin e shfaqjes së migrenës, ushtrimet trupore kanë ndikim të njëjtë sikur edhe terapia relaksuese, theksojnë ekspertët nga universiteti në Geteborg.

Në këtë drejtim, shumë efektive dhe të dobishme janë shfaqur ushtrimet, si ngasja e biçikletës 3 herë në javë nga 40 minuta.

Pra, ushtrimet trupore mesatarisht e kanë zvogëluar shfaqjen e migrenës për 75%. Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë 91 femra nga mosha 18 deri në moshën 65 vjeçe. Të gjithëve u ishte diagnostikuar migrena nga neurologët, përderisa kokëdhembjet u kishin ndodhur 2 deri 8 herë brenda muajit.

Komento